Universiteti Mesdhetar/ Firmoset marrëveshja, studentët tashmë me diplomë që njihet edhe në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Universiteti Mesdhetar i Shqiperisë dhe Universiteti i Tuscia në Itali, firmosën marrëveshjen për krijimin e Masterit të Dyfishtë në fushën e Marketing. Studentët që përfundojnë studimet në këtë program do të pajisen me dy diploma, të cilat njihen edhe në itali.

Kjo marrëveshje u firmos nga Rektori i UMSH Prof. Adrian Civici dhe Rektori i Tuscia Prof. Stefano Ubertini në mjediset e UNITUS, Viterbo Itali. Kjo marrëveshje është fryt i punës prej mëse gati një viti ku ekipet përkatëse nga të dy universitet punuan për arritjen e kësaj marrëveshje. Ekipi i punës nga UMSH u drejtua nga Zv. Rektori Prof. Niko Pano dhe Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë Elton Skendaj, të cilët morën pjesë në këtë ceremoni. Marrëveshja parashikon se studentët që do të ndjekin këtë Master do të marrin në përfundim dy diploma, një nga UMSH dhe një nga UNITUS. Po kështu, studentë nga UMSH që do të ndjekin këtë Master, një vit do ta ndjekin në Tiranë dhe një vit në Viterbo Itali, do të kenë mundësinë të përfitojnë edhe një bursë mujore prej 850 euro në muaj.

Ceremonia e firmosjes së marrëveshjes midis UMSH dhe UNITUS u zhvillua gjatë takimit të organizuar në Viterbo nga UNITUS midis rektorëve të universiteteve të Lazios dhe të Tiranës, fale inciativës së Rektorit të UNITUS Prof. Stefano Ubertini i cili është njëkohësisht edhe President i Rektorëve të Konferencës së Rektorëve të Rajonit të Lazios. Në këtë takim morën pjesë Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Z/ Edi Rama, Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Italisë Znj. Maria Cristina Messa, Ministria e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë Znj. Evis Kushi, drejtues të lartë të Ministrisë Italianë të Shkencës, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Ogerta Manastirliu.

Lexo edhe :  Tjetër akuzë për përdhunim ndaj aktorit francez, Gérard Depardieu rrezikon 20 vite burg

Të fundit

Woody Allen thotë se Donald Trump ishte ‘një aktor shumë i mirë’

Allen, i cili e drejtoi Trump-in në filmin "Celebrity" të vitit 1998, shton se nuk pajtohet me politikën e...

Shkrepset e idjotëve që do t’i vënë flakën botës

Leonard Veizi Botën nuk do ta shkatërrojnë as meteorët, as cunamet, as ndonjë supervirus i krijuar në laboratorin e rradhës që do na e shesin...

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në Montreal Museum of Fine Arts...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

Lajme të tjera

Web TV