Një studente e Universitetit të Kentucky-t po përballet me disa akuza pasi policia gjeti një foshnjë të vdekur në shtëpinë e saj gjatë fundjavës.
Sipas mediave të huaja mësohet se shtetësja e identifikuar si Laken Snelling, është arrestuar pasi është zbuluar se kishte lindur foshnjën dhe më pas e kishte fshehur në dollapin e banesës së saj në bllokun 400 të Park Avenue.
Foshnja e porsalindur ishte mbështjellë me një peshqir edhe ishte futur në një qese të zezë e më pas në dollapin e shtëpisë së Laken Snelling.
Ajo e pranoi lindjen dhe tha se e kishte fshehur duke pastruar çdo provë, përfshirë sendet e përdorura të pastrimit, të cilat i vendosi bashkë me trupin në qesen e zezë. Ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes të foshnjës nga Zyra e Mjekut Ligjor të Qarkut Fayette.
Laken ishte studente në Universitetin e Kentucky-t, në programin e Studimeve Ndërdisiplinore të Aftësisë së Kufizuar dhe anëtare e ekipit të atletëve dhe nxitësve të tifozëve STUNT prej tre vitesh.
Po ashtu kishte marrë pjesë shpesh herë në konkurse bukurie dhe në qershor të këtij viti kishte ndarë një video në rrjetet e saj sociale ku shprehej se dëshironte të kishte fëmijë dhe familje.
Momentalisht ndodhet në paraburgim në Qendrën e Paraburgimit të Qarkut Fayette, hetimet po vazhdojnë nga Seksioni i Viktimave Speciale i Policisë së Lexingtonit. m.p.