“Babai donte të më zhdukte…”/ 45-vjeçari përlot me historinë: Nënën ma mori Covid-i

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5”  ishte i ftuar Juli Zyrakja, i cili ka rrëfyer historinë rrëqethëse të jetës së tij.

45-vjeçari lindi me epilepsi e sëmundja u bë shkak që i ati jo vetëm ta mohonte, por ta braktiste. Juli madje tha se në atë kohë fëmijët me të tilla probleme kërkonin t’i zhduknin dhe po të njëjtën gjë donte të bënte dhe i ati.

Zyrakja tregoi më tej peripecitë e fëmijërisë, bullizmin dhe dhunën barbare nga shokët e fillores që i thyenin syzet, i grisnin librat e madje e gjuanin dhe me gurë.

Mirëpo momenti më i dhimbshëm për të ishte vdekja e së ëmës, e cila nuk mundi të fitonte luftën me Covid-in.

“I druhesha shumë mamit natën. Zgjohesha, i jepja mëngjesin dhe kisha një kujdes special për të, vetëm ma mori Covidi. Covidi hyri fshehurazi në shtëpinë time. Ne ishim vaksinuar, ajo me dy doza Phizer, kurse unë me dy doza SinoVac. Covid-i më mori njeriun më të dashur të zemrës”, tha i prekur ai, ndërsa as Bieta s’mundi t’i mbante lotët.

Sot Juli jeton vetëm dhe vendosi që pas shumë vitesh shkëputje të nisë gjimnazin. Ai tregoi se studion deri në orët e vona të mbrëmjes. E ndërsa dëshira e tij më e madhe është të krijojë një familje.

Të fundit

Woody Allen thotë se Donald Trump ishte ‘një aktor shumë i mirë’

Allen, i cili e drejtoi Trump-in në filmin "Celebrity" të vitit 1998, shton se nuk pajtohet me politikën e...

Shkrepset e idjotëve që do t’i vënë flakën botës

Leonard Veizi Botën nuk do ta shkatërrojnë as meteorët, as cunamet, as ndonjë supervirus i krijuar në laboratorin e rradhës që do na e shesin...

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në Montreal Museum of Fine Arts...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

Lajme të tjera

Web TV