Vesh fustanin e nusërisë në moshën 53-vjeçare, burri: Dasmë bëhet edhe në pleqëri!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E veçantë është historia e Mirandës dhe burrit të saj, e cila tregoi se kur është martuar nuk ka veshur fustan nusërie dhe se nuk ka asnjë foto nga ai moment.

Rubrika “ Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme një surprizë mjaft të bukur që gruaja i bëri bashkëshortit të saj. Miranda është 53 vjeç dhe kur është martuar me bashkëshortin e saj nuk ka veshur fustanin e bardhë.

Prandaj ditën e sotme, në program ajo vjen e veshur si nuse dhe kjo surprizë befason burrin e saj, i cili shprehet se bëhet dasëm edhe në pleqëri. Miranda e falenderoi burrin e saj, që është kujdesur për të ditë dhe natë gjatë periudhës së vështirë që ajo ka kaluar si pasojë e aksidentit.

Sali: Bëhet edhe dasma në pleqëri!

Miranda: I dashur Sali, tani unë kam për të të dashur edhe më shumë se sa të kam dashur, se këtu ta kam parë dashurinë më të madhe. 2 vjet në krevat që më ke bërë një shërbim të paparë. Më ke larë më ke shpëlarë si një fëmijë. Ti për mua ke qenë si një nënë, se nëna ka patur për detyrë një vit të më bëjë shërbim, pastaj kam ecur vetë me këmbët e mia, por ti më ke bërë 2 vjet e 6 muaj, se dhe 6 muaj shtesë mbas operacionit kam mbetur në krevat, më ke bërë shërbim ti. Aty është parë dashuria jote e vërtetë.

Ardit Gjebrea: Sali, kemi dëgjuar shumë raste për fat të keq, që kur bashkëshortet ose bashkëshortët kanë pësuar fatkeqësi dhe për më tepër që bashkëshorja jote ka qenë 2 vjet pa lëvizur dhe doktorët nuk i dhanë shpresa dhe bashkëshortët ose bashkëshortet i kanë braktisur partnerët në këto momente, për fat të keq ka patur raste të tilla. Ti nga ai njeriu që as vezët nuk dije të gatuaje, i ke bërë shërbim të jashtëzakonshëm Mirandës tënde, duke u kthyer në njeriun jo vetëm më të dashur, por edhe më të nevojshmin në këto momente të vështira, kur t’i sakrifikove gjithçka dhe i’u dedikove bashkëshortes tënde. Ajo të është mirënjohëse pafund për këtë gjë.

Sali: Unë kur e mora, e mora nuse të rregullt, pa asnjë lloj shqetësimi, por gjatë jetës ndodh çdo gjë, kështu që jemi të detyruar të bëjmë shërbime. Edhe ajo do të ma kishte bërë mua.

Ardit Gjebrea:  Juve ju mungon fotoja e dasmës?

Sali: Nuk e kemi!

Dasma e nipit u kthye, në një ngjarje të hidhur, pasi atë ditë Miranda së bashku me familjen e saj, teksa po shkonin krushq tek famija e nuses pësojnë aksident. Makina drejtohej nga djali i saj dhe personat që ishin brenda makinës pësuan dëme të lehta, por ajo që u dëmtua më rëndë ishte Miranda.

Ajo kreu 5 operacione dhe për 2 vite nuk mundi as të lëvizte. Por në studio, Miranda tregoi se gjatë kësaj periudhe të vështirë, ajo pa dashurinë e madhe të burrit të saj. Ai është kujdesur për të si për një fëmijë, duke i shërbyer ditë edhe natë.

Lexo edhe :  A uleni shpesh këmbëkryq? Pesë arsye pse duhet ta shmangni

Miranda: Unë kam dashur të vijë më përpara dhe t’ia bëj surprizën, por kam qenë më kambalec dhe nuk kam mundur të vijë dot. Burri im më ka bërë një shërbim të paparë.

Ardit Gjebrea: Pse çfarë të ka ndodhur?

Miranda: Në vitin 2011 kam bërë një aksident. Kam qenë krushk me gjithë familjen, ka patur çunin në timon, burrin tim, kunatën, djalin e kunatit dhe vetë. Si në dasëm, gëzim më të madh nuk ka, se ishte duke u martuar një nip i burrit. Jemi nisur për në Has, kemi shkuar për të marrë nusen. Rruga ishte shumë e keqe, nuk i preu timoni dhe kemi marrë rrugën për poshtë, kemi rënë 150 m poshtë rrugës kryesore. Për momentin kemi humbur ndjenjat të gjithë, më pas kur u kthye makina prapë, kemi ndenjur si të hutuar duke parë njëri-tjetrin, Aty ku kemi ndaluar Ardit, fati jonë na ka dalë një kanal.

Ardit Gjebrea: Po kur e pe që makina po rrokullisej çfarë mendove?

Miranda: Kam bërtitur, sa ato shtëpitë aty afër e kanë dëgjuar. Më pas nuk mbaj mend gjë. Kur kanë ardhur, i kanë gjetur të gjithë më frymë, të përgjakur. Burri im ka qenë çarë tek buza, unë isha futur poshtë sediljes së burrit. Kunata ime më ka thënë mua çohu të dalim përjashta. Unë e kam parë si e hutuar për momentin dhe nuk kam kthyer përgjigje, nuk kam folur fare. I pashë që ishin të gjithë gjallë.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi me ty?

Miranda: Të gjithë kanë dalë, vetëm unë kam ngelur aty. Më thanë lëviz dil edhe ti. Jo i thashë nuk lëviz dot. Më pas kam humbur ndjenjat, nuk mbaj mend gjë. Ndihmën e shpejtë ma ka dhënë Kukësi, se isha pa ndjenja. Kur më vinin ndjenjat thoja ku është djali, a janë të gjithë gjallë bërtisja. Humbja prapë ndjenjat. Thoja s’ka mundësi të mbijetonte njeri në atë makinë, siç thanë që makina është bërë petull.

Ardit Gjebrea: Ti ke bërë 5 operacione?

Miranda: 5 operacione Ardit!

Ardit Gjebrea: Dy vite nuk ke lëvizur dot?

Miranda: 2 vite mbasi kam hequr hekurat, nuk kam lëvizur fare, kam ndenjur si trung, aty e kam parë dashurinë e burrit se sa më do. Më ka larë më ka shpëlarë si fëmijë, as nëna ime nuk ma ka bërë atë shërbim. Shërbim të paparë sa gjithë lagja ma mbajnë në gojë. Çohej në orën 4, më lante më ndërronte mua, më ndërronte çarçafët, vetëm nuk di t’i hekuros o grua. Më jepte të haja. Më gatuante vetë.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës...

Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që...

Përplasen serbët në veri, qytetarët mbajnë heshtje për viktimat e “korrupsionit të Vuçiç”

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës. Ky aksion ndërmerret...

Trump dëshiron Groenlandën, danezët mbledhin 200 mijë firma të “blejnë” Kaliforninë

Një peticion  online po shtyn  Danimarkën të marrë kontrollin e Kalifornisë dhe “të sjellë korsitë e biçikletave në Beverly Hills”. Fushata vjen pasi presidenti...

Numër i dedikuar për ankesat/ Siguria ushqimore testi që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë... kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të...

Lajme të tjera

Web TV