Takimi me Udinesen, Ronaldo refuzon kapitenin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo, është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që pati në gju dhe ka arritur të shënojë në ndeshjen që “Zonja e Vjetër” zhvilloi ndaj Udineses, ku fitoi me rezultatin 3-1.

Në këtë ndeshje Ronaldo arriti që të shënojë 2 gola, duke thyer një tjetër rekord, si i vetmi që ka arritur të shënojë 10 gola në 15 sezonet e fundit. Përveç rezultatit shumë të mirë të portugezit, ajo që ra në sytë e të gjithëve, ishte gjesti që ky i fundit bëri gjatë lojës, duke i dorëzuar shiritin e kapitenit Blasie Matuidi.

Portugezi u zëvendësua pak para mbylljes së ndeshjes me Douglas Costas, ndërkohë që në këtë moment atij iu dorëzua shiriti i kapitenit nga Leonardo Bonuçi, i cili ishte larguar më herët nga loja.

Në vend që ta mbante shiritin vetë, Ronaldo ia vendosi në dorë Blaise Matuidi, një shenjë që u mor sikur ai e kishte kuptuar hierarkinë në dhomën e veshjes të Juve. Fracezi u ndje i nderuar nga ky gjest, duke postuar disa foto në rrjetet sociale. “Klas botërore. Faleminderit për këtë nderim”,- ka shkruar Matuidi.

“World class ??❤️ Grazie per questo onore @Cristiano @juventusfc ⚪️⚫️ #legend #JuveUdinese pic.twitter.com/stHergod34” — Baise Matuidi (@MATUIDIBlaise) December 15, 2019.

Kapiteni i “Zonjës së Vjetër”, Girgio Chiellini, në shumicën e ndeshjeve të këtij viti ka qëndruar jashtë fushës së blertë dhe në krye të ekipit ka qenë Bonuçi. Momentalisht Juventus së bashku me Interin, kryesojnë “Serinë A” me nga 39 pikë secili./Përgatiti: Fjala.al/

 

Të fundit

4-vjeçarja shqiptare gjendet e mbytur në pishinën e një vile

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në ishullin Paksos nëGreqi,  ku një vajzë 4-vjeçare humbi jetën tragjikisht...

Përmbyset autobusi me turistë në Nju Jork, dyshohet për disa të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në shtetin e Nju Jorkut, ku një autobus turistik me rreth 50 pasagjerë është përmbysur në autostradën...

23 gusht 1942 – Nazistët hidhen mbi Stalingrad, lufta ku mbetën 2 milionë të vrarë

Lufta e Stalingradit ishte një nga betejat më të mëdha, më të përgjakshme dhe më vendimtare të Luftës së Dytë Botërore. Ajo filloi në...

Trump nxjerr foton me Putinin nga sirtari: Ai do të vijë në Kupën e Botës në Amerikë

Pasi tha më herët sot se do të bënte një njoftim të madh në Zyrën Ovale, Presidenti i SHBA-së Donald Trump zbuloi nga aty...

Horoskopi ditor, 23 Gusht 2025

Dashi  Nëse flisni shumë mund të ketë komplikime, sidomos në dashuri, ku fundjava do të jetë e vështirë. Parashikohet që të ketë debate. Mund të...

Lajme të tjera

Web TV