“Anti-shpifja”, Nishani: “Çmenduria e rilindsit”

Presidenti i Bujar Nishani, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se do te padis per shpifje kryetarin e Bashkise se Tiranes Erion Veliaj, pas akuzave te tij ndaj presidentit per vjedhje te pronave te Kishes Katolike ne Elbasan./r/n/r/nPresident Bujar Nishani, speaks during a press conference, where he said would sue for defamation the mayor of Tirana Erion Veliaj, after his accusations against the president for theft of property of the Catholic Church in Elbasan.

Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka reaguar sot lidhur me paketën anti-shpifje që pritet të miratohet ditën e sotme. Sipas tij, kjo paketë është çmenduria e rilindsit të korruptuar, i cili është bashkëpuntor me krimin e organizuar.

Nishani ka deklaruar se do t’i japë rilindsit (Ramës), atë që meriton duke nënkuptuar mbështetjen e tij kundër censurës, ndoshta edhe pjësëmarrjen e tij në protestë, por kjo mbetet për t’u parë.

“Solidaritet në mbrojtje të lirisë së fituar me sakrifica ! Çmenduria e rìlindsit të korruptuar dhe bashkëpunëtor i krimit të organizuar nuk ka e nuk do të ketë kufi deri ditën që do t’i japim atë që meriton !”,- shkruan ish-Presidenti Nishani në reagimin e tij./Fjala.al/