Fjala e lirë, gazetarët shqiptarë në protestë kundër ligjit ‘Rama’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarët e mediave shqiptare do të bëhen bashkë sot për të protestuar kundër qeverisë mbi një ligj që mund të cënojë jo vetëm të drejtat e punës së tyre, por edhe vetë thelbin e fjalës së lirë. Ligji i propozuar nga qeveria me kërkesë të kryeministrit Rama, duket se po cënon të drejtat dhe mbarëvajtjen e punës së mediave të lira, edhe pse ai pretendon se do të rregullojë punën e organeve mediatike.

Përpara parlamentit shqiptar do të jenë sot të gjithë gazetarët e mediave shqiptare kundër ligjit të censurës që qeveria do të kalojë sot në kuvend. Protesta që do të zhvillohet në orën 9.30 para kuvendit, duket se do të jetë e para e një morie protestash që do të organizohen kundër ligjit që gazetarët e konsiderojnë si të padrejtë dhe në cënim me liritë themelore të tyre.

Ndërkohë që Parlamenti pritet të miratojë sot paketën anti-shpifje, gazetarët do të jenë në një prej protestave të tyre të pakta. Organizatat e shoqërisë civile shqiptare të të drejtave të njeriut dhe organizatat përfaqësuese të gazetarëve paraqesin kërkesat, që sipas tyre janë tërësisht të përputhura me qëndrimet e Komisionit Europian dhe Komisioneres Mijatoviç si më poshtë:

Organizatat përsërisin kërkesën ndaj qeverisë shqiptare të tërheqë projektligjet nga procedura parlamentare. Gazetarët i kërkojmë qeverisë të pranojë vërejtjet e Komisionit Europian si dhe kërkesën e Komisioneres Mijatovic që specifikisht thotë: “interneti të mbetet i hapur dhe forum publik dhe që të mbizotërojë vetërregullimi në media, përfshirë median online”.

Organizatat theksojnë se në rast se shumica parlamentare do të votojë në kundërshtim të kërkesave të Komisionit Europian këto projektligje, beteja do të vijojë deri në rrëzimin e plotë të çdo tendence anti-demokratike dhe anti-europiane./Fjala.al/

Të fundit

Shqiptari ndërron jetë pasi u qëllua nga karabinierët

Një 47-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë të dielën në mbrëmje në Sant’Olcese, në kodrat mbi Xhenova, pas...

Humbja më e thellë në karrierë, qan Neymar: Ndihem i turpëruar

Santosi pësoi një humbje të thellë 0-6 ndaj Vasco da Gamës në ligën braziliane, në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin 'Vila Belmiro'. Ky...

Shtëpia e Bardhë pyeti nëse Zelensky do të vishte kostum në takimin me Trumpin

Shtëpia e Bardhë i ka pyetur zyrtarët ukrainas nëse Volodymyr Zelensky do të veshë kostum në takimin e tij me Donald Trump. Kështu Raporton...

“Të dashuruar nga gjimnazi”, kush janë personat që u aksidentuan në Berat

Mëngjesin e djeshëm në Berat u regjistrua një aksident me pasoje vdekjen e 29-vjeçarit Ornel Caushaj. 29-vjeçari i cili po udhëtonte me bashkëshorten e...

Lirimi i hapësirave publike, shemben 20 objekte në Fier

Në Fier vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike. Mbi 20 objekte janë prishur deri më tani nga fadromat e Inspektoratit të Mbrojtjes së...

Lajme të tjera

Web TV