Partizani vazhdon të bjerë në renditje, mposhtet nga Teuta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sfida Teuta-Partizani është mbyllur me rezultatin 1-0 në favor të skuadrës së Durrësit. Shumë zhurmë, shumë tension në fushë dhe në fund një fitore e bujshme e durrsakëve të cilët kapin të kuqtë në tabelën e klasifikimit. 5 kartonë të kuq dhe 1 gol kanë qënë vendimtarë në këtë lojë.

Kampionët në fuqi janë zyrtarisht në krizë, ata kanë zbritur ndjeshëm në renditje si pasojë e tre humbjeve radhazi, nga kryesues tashmë e shohin kreun minus 5 pikë. Reinaldo Kalarit dhe pjesës tjetër të stafit drejtues të Partizanit do ti duhet shumë punë për të rikthyer ekipin në shinat e duhura, I cili dukshëm nuk është as i qetë e as i qartë.

Në “Niko Dovana” gjithçka u vendos nga 11 metra distancë, ku Sherif Kallaku u tregua tepër i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, gol ky i cili në fund rezultoi në një tre pikësh. Ritmi i lojës dhe balancat brenda në fushë u prishën shumë gjatë pjesës së dytë, ku një përplasje e Korderos me Beqjan solli kaos në fushën e lojës ku jo vetëm dy protagonistët por dhe lojtarë nga të dy stolet u ndëshkuan me karton të kuq. Në fund tabloja e skuq me kartonin e dytë të verdhë për Shkallën që e dërgoi në 5 numrin e kartonëve të kuq. Partizani arriti të realizojë vetëm në shtesë por dhe kur ndodhi kjo me Braun, gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Teuta dhe Edi Martini festojnë me të drejtë për këtë trepikësh që i jep frymëmarrje dhe besim për pjesën e mbetur të sezonit.

Të fundit

Shpërthen vullkani rus për herë të parë pas më shumë se 500 vjetësh

Një vullkan në lindje të largët të Rusisë ka shpërthyer për herë të parë në më shumë se 500...

Manifaktura apel qeverisë: Ta kthejmë Shqipërinë në qendër prodhimi për ushtritë e NATO-s

Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen nga vendet anëtare të NATO-s dhe interesi i lartë për veshje ushtarake kohët e fundit, po shihet si një...

“Ecim”, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan pamjet

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat, karriget dhe objektet që kanë zaptuar në mënyrë të paligjshme trotuaret dhe ambientet e përbashkëta po...

Studim me gjetje të rëndësishme për parandalimin dhe kontrollin e kancerit të mëlçisë

Një raport historik mbi parandalimin dhe kontrollin global të kancerit të mëlçisë, i udhëhequr nga ekspertë kinezë dhe i botuar së fundmi në revistën...

Rexhep Qosja: Çfarë mësova nga humbja e vajzës sime!

Nga Rexhep Qosja F A L Ë N D E R I M Me 28 korrik, pas një kohe të gjatë të mbushur me dhembje e...

Lajme të tjera

Web TV