Festivali 58 i këngës, gati të nisi nata e parë

Nga Pallatin e Kongreseve në Tiranë, transmetuesi shqiptar, RTSH, do të zhvillojë gjysmëfinalen e parë të Festivali i Këngës 58, konkurs që do të zgjedhë përfaqësuesin e tij në “Eurovision Song Contest 2020”.

Lajmi për eventin artistik jepet edhe në faqen online të Eurosongut

Shfaqja do të fillojë në 20: 30. Ajo do tw prezantohet nga Alketa Vejsiu, me regji tw tw mirënjohurës Vera Grabocka.

Nw natën e parë do tw garojnë dhjetw këngëtarë.

“Eurosong” shkruan nw faqen e saj se “Elvana Gjata, është prtendente për fitore me këngën “Me Tana”.

Një juri e ekspertëve muzikorë, do të zgjedhë pesë finalistët që do të garojnë në shfaqjen e së shtunës.

Mahmood, prezantuesja italiane në Tel Aviv me “Soldi” do të marrë pjesë në shfaqje si artist i ftuar.

Njerëzit nga jashtë Shqipërisë do të jenë në gjendje ta shikojnë atë drejtpërdrejt në faqet e internetit të RTSH 1 të Shqipërisë dhe RTK të Kosovës, profilin në Facebook të RTSH dhe aplikacionit të tij.

 

Gjysmëfinalja e parë e Fest 58:

Nadia dhe Genc Tukiçi – “Ju flet Tirana”

Sara Bajraktari – “Ajër”

Devis Xherahu – “Bisedoj me serenatën”

Kanita Suma – “Ankth”

Kamela Islamaj – “Më ngjyros”

Bojken Lako – “Malaseen”

Elvana Gjata – “Me tana”

Aldo Bardhi – “Melodi”

Renis Gjoka – “Loja”

Albërie Hadërgjonaj – “Ku ke gjej dikë ta dua”/ Fjala.al