Kanabis në stadium, banda zaptoi klubin Premier League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një fermë plot me kanabis është zbuluar ngjitur me stadiumin e Totenhemit “White Hart Lane”. Aktiviteti kriminal u zbulua përpara se të niste ndërtimi i impiantit të ri të “Spërsave”.

Ky lajm u konfirmua nga vetë Presidenti i skuadrës së Totenhemit, Daniel Levi, i cili ka treguar se si banda kriminale kishte tentuar të merrte hak ndaj klubitpasi u zbuluar magazine me tre hektarë bimë narkotike.

Në një intervistë për median “Evening Standard”, Levi tha se klubi i tij kishte blerë diku te 80 prona rreth stadiumit dhe kishin ndjerë aromën e e bimëve narkotike.

“Ne zbuluam se ajo ishte mbyllur me shul nga brenda dhe kur arritëm të hyjmë, pamë tre hektarë kanabis që kultivohej brenda. Natyrisht që i telefonuam menjëherë policisë”,-tha për këtë media 57-vjeçari.

Më tej, kreu i Totenhemit shtoi se personat që merreshin me këtë aktivitet kriminal tentuan  të hakmerren ndaj tij dhe klubit.

“Gjëja e radhës që ndodhi ishte se ne mësuam se u bëmë viktima të një sulmi hakmarrës kur tubat e furnizimit me ujë në pronat që ne zotëronim në “High Road” u prenë, duke i përmbytur të gjitha ato”-shtoi Daniel Levi.

Ndërkohë, vlen të theksohet se për fatin e mirë të tyre klubi dhe stadium nuk patën dëmtime. Ky incident ndodhi pasi Levi nisi të prishë stadiumin “Ëhite Hart Lane” në momentin që ai mori drejtimin e klubit.

Impianti I ri nis të ndërtohej në fund të vitit 2015 dhe skuadra u zhvendos drejt “Wembley” për rreth 18 muaj përpara se të përfundonte stadiumi. /Përgatiti: Fjala.al/

 

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV