Një kërcell nga kjo perime ul me 41% rrezikun për kancer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tymi i duhanit përmban mund të dëmtojë ADN-në e qelizave, duke rritur mundësinë e formimit dhe lulëzimit të qelizave kancerogjene.  Studiuesit grumbulluan një grup duhanpirësish të rregullt dhe u kërkuan atyre të konsumonin 25 herë më shumë brokoli, sesa konsumi mesatar amerikan.

Nga ky studim ata arritën në një fakt befasues. Pacientët  që konsumonin një kërcell brokoli në ditë kishin 41 për qind më pak mutacione të ADN-së në gjakun e tyre.

A ndodhi kjo vetëm ngaqë brokoli rriti aktivitetin e enzimave detoksifikuese në mëlçinë e tyre, të cilat ndihmuan në pastrimin e qelizave kancerogjene përpara se këto të mbërrinin te qelizat e duhanpirësve?

Edhe kur ADN-ja nxirret nga trupat e subjekteve dhe ekspozohet ndaj një kimikati që dëmton ADN-në, materiali gjenetik nga konsumatorët e brokolit tregoi dukshëm më pak dëme. Kjo tregon se ngrënia e perimeve, si brokoli, mund t’ju bëjë më të qëndrueshëm për sa i përket nivelit ndërqelizor.

Mos mendoni se ngrënia e një kërcelli brokoli përpara tymosjes së një pakete, do të eliminojë tërësisht efektet e kancerit që shkakton pirja e duhanit. Kjo nuk ndodh, por ndërkohë që përpiqeni të lini duhanin, perime, si brokoli, lakra dhe lulelakra mund të ndihmojnë në parandalimin e dëmeve të mëtejshme.

Përfitimet që vijnë nga familja e brokolit dhe lakrës nuk ndalen këtu. Ndërkohë që kanceri i gjirit është kanceri i brendshëm më i përhapur te femrat amerikane, kanceri i mushkërive është në fakt vrasësi i tyre numër një.

Rreth 85 për qind e femrave me kancer të gjirit janë ende gjallë edhe pesë vjet pas diagnostikimit, por ky numër ndryshon kur bëhet fjalë për kancerin e mushkërive: 85 për qind e femrave vdesin brenda pesë viteve nga diagnostikimi i kancerit të mushkërive. Nëntëdhjetë për qind e këtyre vdekjeve ndodhin për shkak të metastazave, përhapjes së kancerit në pjesë të tjera të trupit.

Të fundit

DASH në alarm: Një person kontaktoi 3 ministra me AI duke u shfaqur si Marco Rubio

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se po heton një mashtrues i cili përdori inteligjencën artificiale për të imituar Sekretarin...

Situata me zjarret në vend/ Në 24 orë u raportuan 16 vatra zjarri, 4 ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë:...

FOTO/ Pas ndarjes nga i dashuri afrikan, Enca Haxhia në një lidhje të re?

Këngëtarja Enca Haxhia ka ngritur dyshime për një lidhje të re dashurie pas një postimi të fundit në rrjetet sociale, i cili ka tërhequr...

Drejtësia me standard të dyfishtë, Berisha duhet të jetë në burg

Avokati Romeo Kara ka ngritur akuza për përdorimin e dy standardeve në sistemin e drejtësisë ndaj dosjes “Partizani” dhe gjykimit të Sali Berishës, duke...

“Racizmi” shtetëror?!

Nga Ben Andoni Racizmi lidhet me besimin e konceptit të superioritetit absolut të një race mbi tjetrën, gjë e cila sjell si pasojë diskriminimin, segregacionin...

Lajme të tjera

Web TV