Kushte të vështira atmosferike, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta

Flamurtari ka pritur ditën e sotme skuadrës e Teutës në ndeshjen e javës së 17-të të Kategorisë Superiore.

Takimi i startuar në orën 13:00 është ndërprerë vetëm pas ka minutash dhe shkak për këtë janë bërë kushtet e këqija atmosferike, që e bënin të pamundur vazhdimin e kësaj ndeshjeje.

Kuqezinjtë e Vlorës duhet të fitojnë me patjetër këtë takim, për ti shpëtuar vendit të fundit e për të vijuar ngritjen në mënyrë që të evitojnë rënien nga kategoria me ë rëndësishme e futbollit në vendin tonë.

Nga ana tjetër edhe durrsakët do tentojnë të marrin trepikëshin,i cili është i rëndësishëm për tu ngritur në pozicione më të larta.

Kujtojmë që para një javë Teuta ndryshoi trajner, duke ulur në stolin drejtues Edi Martinin, i cili pati rezultat pozitiv duke fituar që në takimin e parë atë me Partizanin.

Nuk dihet ende se kur mund të rifillojë kjo ndeshje, por kushtet atmosferike s’duken aspak në favor të tyre.

Formacionet zyrtare:

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Zeqaj, Deliaj, Muçollari, Rrapaj, K. Nebihu, Vrapi, Hoxhaj, Ribaj, Vatnikaj. Trajner: Luan Birçe

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, Aleksi, Avdyli, Kallaku, L. Vila, E. Vila, Nikac. Trajner: Edi Martini/Përgatiti: Fjala.al/