Tripletë golash, Teuta zhyt më keq Flamurtarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka përfunduar takimi Flamurtari-Teuta dhe këta të fundit kanë arritur të triumfojnë me rezultatin 1-3.

Durrsakët kanë arritur që të barazohen me pikë me ekipin e Laçit, i cili aktualisht mban vendin e pestë, ndërsa vlonjatet e vendit të fundit janë zhytur akoma më shumë nga ky rezultat shkatërrimtar.

Ndeshja e cila duhej të ishte zhvilluar ditën e djeshme u ndërpre për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe terrenit shumë të keq të fushës, rezultoi me pasoja të rënda për kuqezinjtë.

Teuta arriti që të shënonte dy gola me anë të Vilës në minutën e 33 ku dhe u zhbllokua rezultati për tu dyfishuar në të 47-të.

Më pas ishte Kallaku ai që shënoi golin e tretë për durrsakët në minutën e 66-të duke e rënduar akoma më shumë situatën e kampit kundërshtar.

Vlonjatet arritën që të preknin vetëm njëherë portën e rivalëve të tyre në këtë ndeshje në minutën e 89 me anë të Ribajt.

Ky rezultat e lë Flamurtarin në kuotën e vetëm 6-të pikëve nga 17 ndeshje të luajtura, me një diferencë prej 5 pikësh me Luftëtarin e vendit të 9-të dhe 15 pikësh me Skënderbeu, i cili ndodhet në vendin e 8-të të kësaj renditjeje./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV