Blerja e Tobidos, garës i shtohet Monaco

Monaco i është shtuar numrit të klubeve të interesuar për të blerë 19-vjeçarin, Jean-Clair Tobido nga ekipi i Barcelonës.

Ekipe të mëdha si Milan e Manchester United prej kohësh kanë shprehur interesim për Tobidon.  Vetë 19-vjeçari dëshiron largimin nga Barcelona për shkak se nuk është aktivizuar mjaftueshëm me katalunasit.

Raportimet e fundit bëjnë me dije se përveç klubeve italiane dhe atyre angleze, interesim tashmë vjen edhe nga kampionati i Ligue 1. Monako kërkon që të firmosë kontratën për blerjen e lojtarit të Kombëtares U-21 franceze.

Klubi që luan për Ligue 1 ka si qëllim forcimin e defensivës gjatë merkatos së janarit dhe për këtë janë të gatshëm të paguajnë për marrjen e lojtarit të Barcelonës.

19-vjeçari Tobido kaloi nga klubi francez i Toulouse te Barcelona gjatë verës së vitit 2019 me një shifër prej vetëm 1 milionë euro./Përgatiti: Fjala.al/