VIDEO/ Lukaku s’njeh pushim, stërvitet dhe për Krishtlindje

Futbollistë nga e gjithë bota e kanë bërë sot pushim për të festuar Krishtlindjet së bashku me familjet e tyre, duke u shkëputur pak a shumë nga realiteti në botën e futbollit, duke u larguar në vende relaksuese.

Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, ata u kanë uruar festën ndjekësve dhe fansave të tyre me postime të fotove kryesisht së bashku me familjet.

Sulmuesi i Interit, Romelo Lukajku ka zgjedhur që tua uroj Krishtlindjet ndjekësve në “Instagram” përmes një videoje ku shfaqet duke u stërvitur në fushë.

Ndonëse , shokët e tij të skuadrës janë fokusuar të gjithë te festa, Lukaku ka dëgjuar këshillën e trajnerit Antonio Conte, i cili u kërkoi lojtarëve që gjatë pushimeve të Krishtlindjeve t’i kushtonin kohë edhe futbollit, duke e personifikuar me veten e tij.

“Gjatë festave të Krishtlindjeve, duhet të më kushtoni pak kohë edhe mua”-u tha tekniku ekipit të Interit.

Kjo kërkesë është duke u zbatuar nga belgu, i cili ka zgjedhur që për festë të shkojë në Dubai e ka vendosur që dhe atje mos ta ndalojë stërvitjen./Përgatiti: Fjala.al/

 

View this post on Instagram

 

Morning run on Christmas day ?

A post shared by Romelu Lukaku (@romelulukaku) on