Paketa fiskale/ Hiqet taksa për dhurimet, ja kush përfiton 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kalimi i të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme brenda trungut familjar përmes dhurimit nuk do të tatohet në vitin 2020.

Deri tani tatimi për dhurimin e një pasurie të patundshme është 15 % e vlerës së tregut.

Paketa Fiskale për vitin e ardhshëm ka marrë miratimin përfundimtar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në ligj sanksionohet se nga janari i vitit të ardhshëm përjashtohet nga tatimi kalimi i pronësisë, për banesat dhe truallin, në rast se dhurimi ndodh brenda trungut familjar, nga prindi te fëmija.

Paketa parashikon edhe përjashtimin nga TVSH për importimin e shtëpive të gatshme, materialeve, komponentëve dhe pajisjeve që do sillen për ndërtimin e banesave (tulla, beton, hekur etj.) dhe që do të gjenden në situacionimin e punimeve, në kuadër të Programit të Rindërtimit.

Një prej incentivave kryesore që sjell Paketa Fiskale është ajo për sektorin e industrisë automotive, ku ulet tatimtimi nga 15% në 5%.

Të fundit

Amnesty International akuza Izraelit: Po shkaktoni uri të qëllimshme në Gaza

Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International, akuzoi Izraelin se po aplikon “një politikë të qëllimshme” për të...

Sot konkursi për degën Mjekësi e Përgjithshme, zbardhen detajet

Sot nis konkursi për degën Mjekësi e Përgjithshme në Shqipëri. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se ky konkurs zgjat 5 ditë, deri...

Kina shfaq ‘muskujt’/ Raketa hipersonike dhe armatim futurist në paradë

Rrugët e Pekinit janë shndërruar në një skenë të forcës ushtarake kineze, teksa Ushtria Çlirimtare Popullore (PLA) zhvilloi gjatë fundjavës një provë për paradën...

Kryediplomati gjerman: Kina po bëhet gjithnjë e më agresive

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë kritikoi Kinën për kërcënime e saj të vazhdueshme për “ndryshimin e njëanshëm” të kufijve në rajonin e Azi-Paqësorit, duke...

Viti i ri shkollor 2025-2026/ Çfarë duhet të dini?

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka bërë me dije detajet për vitin e ri shkollor. Sa i përket regjistrimit në klasat e para dhe të...

Lajme të tjera

Web TV