“Nuk kam asnjë lek më shumë se në 1991”, rrëfehet Armand Duka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka thënë se ai nuk ka asnjë lek më shumë  seç ka pasur në vitin 1991.

Nga emisioni “Opinion” ku është nominuar edhe për personazhi i vitit 2019, Duka ka folur për ngritjen e stadiumit të ri “Air Albania” si një investim që duhej bërë në botën e futbollit shqiptar, si dhe ka shprehur dëshirën e ngritjes së veprave të tjera publike në vendin tonë.

“Uroj të ketë vepra të tjera publike të tilla në Shqipëri. Është një stadium që i plotëson të gjitha kushtet dhe komoditetet për një ndeshje normale. Në orën 4 shkoj në krevat. Fle pak më shumë se jam më i ri.

Jam shumë i gëzuar që kemi një stadium që i plotëson kushtet. Besoj që ndikon edhe në sjelljet e njerëzve. Që të kishim një stadium të pëlqyer nga të gjithë, duhet të bënim atë që thotë Nastradini: Ta vendosim në qerre dhe ta rrotullojmë. Ka vërejtje që qëndrojnë, por mendoj se balanca është pozitive. Është një objekt shumë mirë. Ishte më e mira e mundshme. Nuk na prish punë kulla. Ishte e pamundur të bëhej ndryshe.”-u shpreh ai.

Më tej, kreu i FSHF-së ka thënë se ka mbaruar studimet për ekonomi dhe se kjo e ka ndihmuar të bjë biznes, por në të njëjtën kohë ka shtuar se dikur nuk e kishte idenë se ekzistonte një institucion nsi Federata Shqiptare e Futbollit.

“Të gjithë mendojmë që jemi specialistë futbolli. Nuk e dija që ekzistonte FSHF si institucion. Ashtu erdhën rrethanat, dhe pasi e fillon të rrëmben. Kam mbaruar ekonomikun në Universitetin e Tiranës. Doja të studioja për Histori-Gjeografi, më dukej më kollaj. Më emëruan në Burrel, më pas u ktheva në Durrës. Fakulteti më ka ndihmuar në mënyrën e të bërit biznes.”-vijon Duka.

Lexo edhe :  Ndeshja Zvicër-Kosovë, ku do të luajnë “Dardanët” dhe kur mund të blihen biletat

Ndër të tjera, ai nënvizon faktin se nuk ka asnjë qindarkë më shumë se në vitin 1991 dhe se punon pafundësisht shumë.

“Nuk kam asnjë lek, por kam prona. Kam aq lek sa kam pasur në 1991, aq kam dhe sot. Punoj sikur do të jem i pavdekshëm.

Kemi mundësi reale për të shkuar në Evropian. Jam pozitiv në mendim. Unë mendoj se shqiptarët janë shumë më të zhvilluar se para 30 vitesh. Asnjë para 30 vitesh nuk do ta mendonte se do të ishim këtu që jemi, me gjithë problematikën që kemi.  Mendoj që jemi zhvilluar shumë. Jemi të pakënaqur se kërkojmë shumë. Jemi aty ku duhet të ishim”, u shpreh presidenti i FSHF-së Armand Duka./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV