Mini-Schengeni/ Zaev: Duhet të sjellim Evropën në Ballkan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në një intervistë ekskluzive me DW, mbrojti projektin e debatuar të Mini-Schengenit mes Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut.

Ai u shprehë se Mini-Schengeni , nuk i përket vetëm Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut, por në të janë të mirëpritur për bashkëpunim të gjitha vendet e rajonit. Pasi sipas tij kjo është një iniciativë për bashkëpunim më të thellë rajonal.

Zaev deklaron se nxitja e bashkëpunimit rajonal mund të japë një kontribut të rëndësishëm në uljen e tensioneve të marrëdhënieve politike në rajon.

“Esenca e iniciativave të bashkëpunimit rajonal qëndron në kontributin tonë të përbashkët për realizimin e katër lirive të BE edhe në Ballkanin Perëndimor – lëvizja e lirë e njerëzve, e produkteve, e shërbimeve dhe kapitalit në rajonin tonë të përbashkët. Ne jemi të hapur për të gjitha iniciativat që synojnë nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtojnë procesin e integrimit në BE për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ky nuk është një proces autentik i vendit tonë, Shqipërisë dhe Serbisë. Ne u bëjmë thirrje edhe vendeve të tjera në rajon të na bashkohen. Iniciativa për bashkëpunim më të thellë rajonal nuk është pronë ekskluzive e askujt apo një klub i mbyllur. Ne e kemi thënë nga fillimi, që ajo është e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nëse shikoni më nga afër deklaratat e mia për këtë iniciativë, do të vëreni, se gjithmonë insistoj në atë që të përshpejtojmë bashkëpunimin. Po, gati të gjitha projektet janë të përfshira në CEFTA dhe Procesin e Berlinit, por ka një dallim të rëndësishëm. Tek CEFTA dhe Procesi i Berlinit, bashkëpunimi ynë është gjithmonë i mbështetur e monitoruar nga një vend anëtar i BE. Në këtë rast, kjo është iniciativë e jona, autentike dhe imediate për t’i përshpejtuar këto procese.

Lexo edhe :  "Arrestimi i Metës nuk ishte dinjitoz", zbulohet raporti i Avokatit të Popullit

Për shembull: Ne kemi rënë dakord dhe do të punojmë për të siguruar që njerëzit nga vende të treta jashtë rajonit, që duan të hyjnë në Serbi, Maqedoninë Veriore apo Shqipëri kur të kalojnë kufirin nuk kanë pse të kalojnë të gjitha formalitetet doganore në secilin kufi.

Ka shumë potencial të pashfrytëzuar në përshpejtimin e bashkëpunimit rajonal. Ne do të fitojmë më shumë respekt dhe mbështetje nga BE, nëse tregojmë lidership politik dhe përkushtim për nxitjen e bashkëpunimit me forcat tona.

Unë besoj, se nxitja e bashkëpunimit rajonal mund të japë një kontribut të rëndësishëm në uljen e tensioneve të marrëdhënieve politike në rajon. Duhet të sjellim parimet evropiane të bashkëpunimit dhe funksionimit në rajonin tonë. Ne duhet ta sjellim Evropën në Ballkan, në secilin nga vendet tona. Kjo është një pjesë integrale e detyrave të shtëpisë që kemi përpara për t’u integruar në BE”./Fjala.al

Të fundit

Presidenti Bardhi flet pas kualifikimit historik: “Daja ka firmosur kontratë 30-vjeçare”

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, në “ekstazë”. Pas triumfit historik ndaj Hajduk Splitit, numri 1 i klubit dinamovit, foli...

Dramë, lot dhe emocione/ Ilir Daja tregon çelësin e suksesit tek “blutë”

Ilir Daja është padyshim arkitekti ikualifikimit historik të Dinamos, në duelinndaj gjigantëve të Hajduk Split. Nëprononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku kryeqytetas ndër të...

Egnatia largohet me kokën lartë, rrogozhinasit eliminohen në kohën shtesë ndaj Ljubjanës

Egnatia i ka dhënë lamtumirën Europës për këtë edicion, duke u eliminuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Një eliminim me shumë...

HISTORIKE/ Dinamo mposht Hajdukun dhe kualifikohet në raundin final të Conference League

Mbëmje magjike në “Air Albania”! Dinamo e Ilir Dajës arrin të shkruaj historinë në arenën Europiane, duke eliminuar gjigantët e Hajdukut të Splitit, pas...

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të huajt për të mbuluar shpenzimet...

Lajme të tjera

Web TV