Nuk dihet çfarë patën, çifti hedh 15.000 pound në kosh

Një çift i cili ka hedhur aksidentalisht 15.000 paund në kosh, kanë arritur ti gjejnë ato fiks në kohë për Krishtlindje falë stafit të qëndrës së riciklimit.

Paratë u gjendën në një kuti kartoni e cila u hodh në depo në “Midsomer Norton”. Anëtarët e stafit i rezistuan tundimit për të mbajtur paratë dhe u përpoqën të identifikojnë pronarët e tyre.

Duke përdorur pamjet “CCTV” dhe detajet e regjistrimit ata arritën të gjurmonin makinën që kishte lënë pakon në qendrën e riciklimit.

Banorët më vonë i thanë policisë se kishin pastruar shtëpinë e një të afërmi i cili kishte vdekur së fundmi në qytetin “Bath’, dhe që njihej për faktin se fshihte para në vende “të pazakonta”./Fjala.al/Burimi: The Indipendent

Staff at the centre in Midsomer Norton turned detective to trace the owners