‘Zogu i Tiranës’ nuk gjen ‘paqe’ as nga Gazmend Bardhi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me lajmin e djeshëm ku i ashtuquajturi “Zogu i Trianës” ishte përfshirë në shitblerjen e votave. Në bazë të një bisede me sms ku përfshihet edhe moderatorja Dajana Shabani, Hermes Lika përfitonte një shumë prej 20 mijë lekësh për të shitur votën e tij. Këtë shumë supozohet që t’ia jepte moderatorja më të cilën ai ka edhe marrëdhënie pune në një program televiziv.

Ka qenë sekretari Sekretari i ri i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i cili me anë të një statusi në Facebook ka ngritur edhe një herë shqetësimin e shitblerjes së votës në lidhje me rastin në fjalë. Sipas tij situata është me më e dënueshme për aq kohë sa bëhet fjalë për përfshirje të një prezantuese televizive.

Postimi i plotë i Gazmend Bardhit:

Në çdo përgjim të ligjshëm të prokurorisë, kur heton krimin e organizuar apo kur heton një rrjet prostitucioni, blerja e votës nga Edi Rama dhe Erion Veliaj është e kudogjendur. Edhe kur vetë kandidon, vetë voton, vetë numëron.

Përgjimi i një grupi të akuzuar për rrjet prostitucioni në Tiranë zbulon se për të nxitur qytetarët të votojnë, veçanërisht në Tiranë, janë paguar 20 mijë lekë. Është akoma më e dënueshme, kur në këtë pazar kriminal përfshihet një prezantuese televizive.

Sa kohë Edi Rama të jetë në krye të qeverisë, blerja e votave do vazhdojë. Ai ka bllokuar nëpërmjet prokurorisë së kontrolluar prej tij, hetimin dhe ndëshkimin për dosjet 339 dhe 184, pikërisht si garanci se askush që ble e vjedh vota nuk do të ndëshkohet.

Për Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dosja e re për blerjen e votës në Tiranë në votimet moniste të 30 Qershorit, është një test për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së korrupsionit dhe krimit elektoral!

Lexo edhe :  Kryeministri Rama premton: Në qershor do ta bëjmë pagën minimale 500 euro

Dosje si kjo e Tiranës, apo famëkeqet 339 dhe 184 janë prova të pakundërshtueshme se largimi i blerësit dhe dhunuesit të votës të lirë, Edi Rama, si dhe garantimi i zgjedhjeve të lira e te ndershme, është nevojë urgjente për Shqipërinë./Fjala.al

Të fundit

Kredi me zero interes për administratën, 10 ditë afat!

Kanë mbetur edhe dhjetë ditë afat për të aplikuar në blerjen e banese me kredi zero nga punonjësit e...

Gjesti dhe Egli të përvëluar, flasin me njëri-tjetrin: Më merr malli të të kem në krevat

Gjesti ka diskutuar me Eglin për raportin e tyre: Gjendja është e rëndë. Egli: Jemi mirë kështu siç jemi por është e vështirë këtu në të...

Pse është mirë të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë

Ekspertët e gjumit këshillojnë që zgjimi në të njëjtën kohë çdo mëngjes pa marrë parasysh kur shkoni të flini dhe a punoni apo jo. Nëse...

Në Shqipëri do vijnë edhe emigrantët më të dhunshëm, 100 të parët transferohen nga Italia

Së shpejti, në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës do të mbërrijnë njëqind emigrantët e parë nga Italia. Qeveria italiane i ka dhënë dritën jeshile...

Integrimi Evropian, një dekadë në thuajse vendnumëro

Kryeministri Edi Rama dukshëm ka vendosur të bëjë fushatë me dy gjëra kryesore për zgjedhjet e 11 majit, në të cilat kërkon një mandat të katërt,...

Lajme të tjera

Web TV