Kryeprokurori Olsian Çela jep paralajmërimin për 2020-ën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë pas zgjedhjes së Olsian Çelës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, sot ky institucion ka caktuar Thoma Janon si zëvendësin e  tij.

Numri dy i Prokurorisë së Përgjithshme, Thoma Jano, ka prekur kupolën e Prokurorisë, pas vitit 1997, kur punoi si kreu i Prokurorisë së Tiranës, gjatë kohës që organi i akuzës drejtohej nga Arben Rakipi.

Pas mbylljes së procesit të përzgjedhjes së Thoma Janos,  kryeprokurori Olsion Çela është shprehur se sfida më e madhe për vitin 2020 është lufta për pastrim parash.

“Sfida jonë në 2020 është lufta për hetimin për pastrim parash. Ne gjithashtu gjatë këtij viti do dixhitalizojmë dosjet hetimore, ulim kostot e rrisim efiçencën” , -u shpreh ai.

Kujtojmë se disa nga dosjet e hetuara prej Olsion Çelës, janë çështja e Mirit të Xhikes pronarit të Kartodromit, dosja e trafikut nga grupi “Kompas”, si dhe çështja e viteve të fundit që njihet si dosja “Xibraka”, ku një nga të hetuarit është edhe Ermal Hoxha, i etiketuar si nipi i diktatorit Enver Hoxha.

Prokurori Olsian Çela ka pasur nën hetim edhe Emiljano Shullazin, çështje për të cilën u përplas edhe me drejtuesen e Prokurorisë për Krimet e Rënda në vitin 2017, Donika Prelën. Çela refuzoi te merrte dosjen “Shullazi”, në kohën kur prokurori Eneid Nakuçi u tërhoq nga çështja Shullazi për arsye shëndetësore. /Fjala.al

Të fundit

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Gjirit të Lalëzit

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po vijon kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi...

Nis gara për të ndalur “gënjeshtrat” e inteligjencës artificiale

Kompani të mëdha si Google, Amazon, Cohere dhe Mistral po punojnë për të reduktuar “halucinacionet” në modelet e mëdha gjuhësore, një nga pengesat më...

Bie në det helikopteri që po fikte zjarret, pilotët dalin me not

Një helikopter që ishte angazhuar në fikjen e zjarreve në zonën e Aspropyrgos në Greqi, bëri një ulje emergjente në det, në Gjirin e...

I nxehti ekstrem godet Greqinë, Akropoli mbyllet deri të premten

Greqia ashtu si Shqipëria është goditur nga një valë ekstreme e të nxehtit, me temperatura 43 gradë Celcius që u regjistruan këtë të martë...

Universiteti Bujqësor, 29 të pandehur përfundojnë në SPAK

SPAK ka dërguar për gjykim 29 të pandehurit, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me tenderat në...

Lajme të tjera

Web TV