Ekstradimi i gylenistit në Turqi, Pollo: Degradim i shtetit ligjor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo e ka cilësuar si një hap tjetër të degradimit të shtetit ligjor ekstradimin e shtetasit turk, mbështetës i Gylenit, kundërshtar i Presidentit Erdogan në Turqi.

Në një postim në “Facebook”, Pollo ka rishparndërë një shkrim të tijin të muajit gusht, teksa thekson se ekstradimi i djeshmëm është një ngjarje e paralajmëruar.

Shtetasi turk Harun Çelik, 42 vjeç përfundoi dënimin në Shqipëri dhe në vend që të verpohej siç edhe u komunikua e të dërgohej në qendrën e azilkërkuesve, ai është marrë në mënyrë të paligjshme dhe është mbajtur disa orë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Laprakë dhe më pas e kanë çuar në Rinas, për t’u depërtuar drejt Turqisë ku ndiqet penalisht.

Ish-deputeti kujton se dy vite më parë kur ndodhi një ngjarje e tillë në Kosovë u shkarkua nga detyra ministri i Brendshëm.

“Policia e Lleshit ditën e parë të vitit të ri (e të kryesisë së OSBE-së) e rrëmben turkun dhe e dërgon pako postale aty ku të drejtat themelore të tij nuk mund të mbrohen. Edi Rama thotë unë nuk di gjë se çfarë bën Lleshi im se më duhet të laj duart. Lleshi nuk bëzan ende. Ligjet e shtetit e konventat europiane shkelen me dy këmbë.

Kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar. Hap tjetër në drejtim të degradimit (banditizimit) të shtetit ligjor.

  1. S. Kur diçka e ngjashme ndodhi para dy vitesh në Kosovë kryeministri shkarkoi brenda ditës ministrin e brendshëm”-thotë ndër të tjera Genc Pollo./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Gazetarët “masakrojnë” Stojkovic pas ndeshjes me Shqipërinë: Gjeni një trajner të ri

Serbia vinte në Tiranë me stofin e një ekipi favorit, por në fushë, të besuarit e Stojkovic shfaqën një...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 8 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 84.8 lekë dhe shitet me 86.2 lekë. Euro, blihet me 97 lekë dhe shitet 98.2 lekë. Franga...

Parashikimi i motit 8 Qershor 2025, temperatura deri në 38°C

Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri vonë pasdite, kur priten kalime vranësirash të...

Finalistët e çmimit të fotografisë Olive Cotton 2025

Çmimet Olive Cotton shënuan 20-vjetorin e tyre me stil, me një numër rekord aplikimesh dhe një çmim të madh prej 20,000 dollarësh. Galeria Rajonale...

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3 nëntor 2024 Musk kishte arsye...

Lajme të tjera

Web TV