Të paktën 18 persona kanë humbur jetën nga zjarret në Australi ndërsa dhjetëra të tjerë deklarohen si të zhdukur.
Ndërkaq, kjo video po bën xhiron e rrjetit dhe tregon se çfarë qendrimi kanë qytetarët përballë pushtetarëve që i kanë zgjedhur vetë. Teksa temperaturat arritën 46 gradë dhe vendi po digjej, kryeministri ishte me pushime në Havai por ndonëse u kthye prej andej, kjo duket se nuk u mjaftoi qytetarëve.
Kryeministri Scott Morrison, e ka parë veten ngushtë kur një grua e prekur nga zjarri shkatërrimtar, ka refuzuar t’i japë dorën.Të njëjtën sjellje kanë patur edhe banorët e tjerë të cilët humbën gjithçka kishin nga kjo tragjedi.Ata e kanë përzënë me ofendime e të shara kryeministrin.
“Ti je idiot”, dëgjohet t’i thotë njëri prej tyre.