Qimnoni, i cili është përdorur historikisht si erzë, ka një tipar shumë të rrallë. Ai ndihmon në shkrirjen e kilogramëve dhe ul kolesterolin.
Ky konkluzion u arrit nga studiues nga Kolegji Mjekësor iranian Shahid Sadoughi. Për tre muaj, ata hulumtuan procesin e humbjes së peshës së 88 grave të ndara në dy grupe. Një grup merrte çdo ditë një lugë qimnon me një gotë kos dhe ata arritën rezultate më të mira.
Grupi i përmendur gjithashtu kishte një përqindje më të vogël të indit dhjamor, prej rreth 14.64%, gjë që tregon qartë se kjo erëz ka veti që ndihmojnë në shkrirjen e qelizave yndyrore.
Grupi i marrjes së qimnonit kishte rezultate të mahnitshme edhe në kolesterolin.
Qimnoni është i pasur me fitosterol, një substancë e njohur që pengon absorbimin e kolesterolit në trup./Fjala.al