Protestuesit në Paris përplasen me policinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A do të jetë Janari po aq i komplikuar sa Dhjetori për Parisin?

Kryeqyteti francez është përfshirë përsëri nga protestat e ashpra të cilat kundërshtojnë sistemin e pensioneve.

Ndërkohë, protestuesit të cilët tentuan të hynin në stacionin e trenit në Gare de l’Est, janë përplasur me forcat e policisë, ndërsa kjo e fundit ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se reformat janë esenciale, që të thjeshtohet sistemi aktual i pensioneve, por kundërshtarët e tij thonë se reformat e reja do të bëjnë që qytetarët të punojnë për një kohë më të gjatë, përpara se të dalin në pension.

Punëtorët e transportit në Francë kanë hyrë në grevë që prej fillimit të dhjetorit të vitit të kaluar, duke kundërshtuar sistemin e ri të pensioneve. Njëherësh, kjo është greva më e gjatë në Francë në 51 vjetët e fundit./Fjala.al

Të fundit

Merkato e nxehtë, Interi shet yllin e skuadrës në Premier League?

Ndërsa Interi po përqendrohet kryesisht te ardhja e Ademola Lukman, objektivi kryesor për sulmin i trajnerit Kivu, klubi nuk...

Vettingu largon nga drejtësia prokurorin e Sarandës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shpallur këtë të premte më 1 gusht vendimin e shkarkimit nga detyra të prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho....

Serbia paraburgos një serb nga Shtërpca për “spiunazh për Kosovën dhe Shqipërinë”

Gjykata e Lartë në Prokuple të Serbisë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Sasha Gjorgjeviqin nga Shtërpca – komunë në Kosovë...

Sezoni veror, radhë e gjatë automjetesh doganën e Qafë Thanës

Radhe dhe pritje në doganën e Qafë Thanës. Radha e automjeteve që do të kalojnë në kufi është mbi 1 kilometër që shoqërohet me...

Rikthehen temperaturat ekstreme në Evropë, Mesdheu nën “pushtetin” e zjarreve

Në Portugali, situata mbetet kritike. Mbi 2 mijë zjarrfikës janë angazhuar në terren për të luftuar zjarret në mbarë vendin. Zjarri në zonën Ponte...

Lajme të tjera

Web TV