KLSH zbulon 3.3 milionë euro kosto shtesë në vit për PPP

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shërbimet laboratorike, miliona euro kosto pa parashikim në buxhet. KLSH analizon risqet dhe dëmin në buxhet vetëm në vitin e parë të koncesionit.

Projekti koncesionar/PPP është miratuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, megjithëse janë mbartur risqe financiare të paanalizuar në terma sasiorë për Buxhetin e Shtetit
Vetëm në një vit, koncesioni laboratorëve do t’i kushtojë taksapaguesve 3.3 milionë euro shtesë, të cilat as nuk janë parashikuar në buxhet.

Konkluzioni, nga auditimi i koncesionit më të fundit në shëndetësi, është arritur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në raportin e auditimeve të koncesioneve.

Sipas KLSH, projekti koncesionar/PPP për ofrimin e shërbimeve laboratorike është miratuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, megjithëse kostot përkatëse të tij nuk rezultojnë të jenë të parashikuara në Projektbuxhetet Afatmesme përkatëse, ku vetëm për vitin e parë të operimit, rritja në financim parashikon 3.3 milionë euro.

Projekti koncesionar/PPP, sipas studimit të fizibilitetit, ka parashikuar ofrimin e shërbimit laboratorik brenda tavaneve të projektuar me tarifat përkatëse të përllogaritura për 164 analiza sipas shtojcës 7 të studimit të fizibilitetit.

Projekti koncesionar/PPP, vetëm në vitin e parë të implementimit të tij, sipas studimit të fizibilitetit, ka përcaktuar rritjen në financim të kërkuar me rreth 3.3 milionë euro nga situata ekzistuese. Sipas argumentimit të bërë në studimin e fizibilitetit, financimi aktual vlerësohet në rreth 5.4 milionë euro dhe shpenzimi i kërkuar për implementimin e PPP në vitin e parë vlerësohet në 8.7 milionë euro.

Precedenti, si u rrit kosto e koncesionit të sterilizimit
Një dukuri e tillë ka ndodhur tashmë me koncesionin e sterilizimit, ku kosto po rritet çdo vit. Në projektbuxhetin e vitin 2020, në tabelën që sqaron financimet buxhetore për koncesionet, Ministria e Financave raportoi se vlera totale e kontratës për koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale në salla do të arrijë në 16.5 miliardë lekë, nga 10 miliardë lekë që ishte raportuar në buxhetin e vitit 2018.

Lexo edhe :  “Mirësevini në Shqipëri”, SMS-ja që u kushtoi qindra paund britanikëve në Korfuz

Vlera e financimit për koncesionin e sterilizimit është rritur me 65% në harkun e dy viteve. Koncesioni, i cili nisi në vitin 2015 dhe do të përfundojë në vitin 2025, do të financohet me më shumë se 1.6 miliardë lekë në vit, teksa kontrata e hartuar pa studim fizibiliteti shfaqi defekt që në vitet e para të saj.

Kontrata parashikon pagesë për çdo set të përdorur gjatë operacioneve. Që në vitin e dytë, koncesioni ka kryer operacione më shumë se parashikimet e qeverisë. Madje vitin e kaluar, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, që menaxhon pagesat për çdo faturë të koncesionit të sterilizimit, pagoi realisht 2 miliardë lekë, rreth 3 milionë euro më shumë se fondi i parashikuar.

Në pamundësi për të rishikuar kontratën, Qeveria nëpërmjet FSDKSH-së u ka kërkuar spitaleve të reduktojnë numrin e operacioneve, duke vënë kuota mujore për secilin spital. Për spitalin e Durrësit është sugjeruar të ulet numri i operacioneve me rreth 20% në krahasim me një vit më parë. /Monitor/

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV