Pëlqeu foto me fanellën e Liverpool, nisin aludimet për lojtarin Barçës

BARCELONA, SPAIN - MARCH 14: Ousmane Dembele of Barcelona celebrates with Lionel Messi as he scores their second goal during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match FC Barcelona and Chelsea FC at Camp Nou on March 14, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Osmane Dembele duket se ka qenë një zhgënjim për skuadrën e Barcelonës, e cila dhe plot 120 milionë euro në verën e 2017 për ta marrë atë nga Dortmundi.

Mungesa e theksuar e disiplinës si dhe dëmtimet kanë bërë që lojtari të mos aktivizohet dhe të ketë një rënie të theksuar në karrierë.

Së fundi një veprim i lojtarit duket se i ka zhgënjyer shumë të gjithë mbështetësit e Barçës.

Në rrjetet sociale shpesh herë qarkullojnë foto të futbollistëve me fanella të skuadrave të tjera, e njëjta gjë ka ndodhur dhe me Dembelen, të cili i kanë vendosur veshjen e Liverpool.

Kjo gjë është mëse normale, por ajo që ka bërë që të fillojnë diskutimet është fakti se vet Dembele i ka dhënë like kësaj fotoje.

Ky veprim bëri që mediet anglezet nisin hamendësimet për një transferim të mundshëm të tij te skuadra e Jurgen Klopp.

Megjithatë pozita shumë e mirë e klubit anglez dhe situata aspak e këndshme e Dembeles të bëjnë të dyshosh nëse Klopp do e merrte atë në ekipin e “Reds”./Fjala.al/