Më shumë se 50 njerëz vdiqën sot në juglindje të Iranit, gjatë funeralit të gjeneralit Ghassem Soleimani. Sipas një vlerësimi të mëparshëm ishin raportuar 32 vdekje por ky numër rezultoi të ishte më i lartë.
Agjensia gjysmë zyrtare Isna, shton nga ana e saj se 212 persona u plagosën, ndërkohë që pjesë e tyre janë në gjendje shumë të rëndë.
Varrosja e gjeneralit, e cila do të bëhej pasdite, është shtyrë, raportoi agjencia zyrtare iraniane e lajmeve ISNA.
Që në mëngjes, banorët e Kerman ishin mbledhur duke kërkuar hakmarrje nën brohoritjen “Vdekje për Amerikën!”.
Soleimani u konsiderua gjerësisht njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran pas Liderit Suprem Khamenei. Shtetet e Bashkuara e panë atë si një terrorist dhe një kërcënim për trupat amerikane./Fjala.al