Donacionet për tërmetin, qeveria mbledh vetëm 600 mijë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria shqiptare ka mbledhur rreth 600 mijë euro donacione për tërmetin e 26 nëntorit. Në total deri tani nga 6190 donatorë që mesatarisht kanë dhuruar 100 euro për person. Të dhënat janë bërë të ditura në faqen e internetit të Këshillit të Ministrave dhe shuma e e deklaruar  përfaqëson vetëm kontributin e dhuruar online përmes kartave të debitit/kreditit.

Shuma që ka mbledhur qeveria është disa herë më e vogël se ajo e fondacioneve dhe shoqërisë civile të cilat kapin shifrat e dhjetëra milionë euro çka ka hapur një debat në vend lidhur me besimin e humbur te ekzekutivi.

Në nismën fillestare të Komitetit të Rindërtimit qeveria ftoi dhe fondacionet dhe shoqërinë civile duke kërkuar centralizimin e të gjithë donacioneve përmes vetëm një programi por kjo u kundërshtua fort nga shoqatat humanitare dhe shoqëria civile. Më pas qeveria ndryshoi taktikë duke ju ofruar projektet e rindërtimit të cilat do të financohen sipas ndarjes gjeografike të zonave të dëmtuara ku do të rindërtohen banesat.

Qeveria ka marrë premtime për mbështetje të menjëhershme financiare nga Bashkimi Evropian prej 15 milionë euro ndërkohë që në javët e ardhshme në Tiranë pritet të zhvillohet një konferencë donatorësh.

Në ditët e para kostot e transfertave ishin të pashmangshme sidomos të pagesave nga jashtë ose në valutë. Qeveria dhe Banka e Shqipërisë ju kërkuan bankave tregtare të zeronin komisionet për transfertat drejt llogarive bankare të posaçme për të dëmtuarit nga tërmetet të cilat kapnin shifra jo të vogla sidomos për transaksionet në euro.

Të fundit

Nga Lavdrim Lita Gjermani Otto Witte, me profesion akrobat orvatej rrugëve të Stambollit, takon papritur një mik që e njihte...

“Izraeli e ka humbur humanizmin”/ Vrasja e gazetarëve në Gaza, reagime nga organizatat

Organizatat ndërkombëtare të medias dhe liderët botërorë kanë dënuar vrasjen e dy gazetarëve dhe tre kameramanëve të Al Jazeera dhe një gazetari të pavarur...

Ronaldo i propozon Georginës për martesë, unaza miliona dollarëshe bën xhiron e botës

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë zyrtarisht të fejuar! Pas një lidhjeje që ka zgjatur mbi 7 vite, superylli portugez i futbollit i ka...

Rama kështu, Sala ashtu, SPAK-u kështu…

Nga Ardian Vehbiu Ca miq të mitë në FB i shoh që postojnë vetëm për politikë. Më duket çudi që politika zë në jetën e...

Këmbimi valutor 12 gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.6 lekë dhe do shitet me 84 lekë. Ndërkohë monedha...

Lajme të tjera

Web TV