“Historisë së dashurisë” mes Borussias së Dortmundit dhe Mario Gotzes mesa duket po i vjen fundi.
Lojtari që me golin e tij ndaj Argjentinës në Brazil 2014-të i dha titullin e kampiones së botës Gjermanisë, nuk ka pranuar ofertën që i kanë bërë drejtuesit e Dortmundit për rinovimin e kontratës dhe në këtë mënyrë do të largohet në qershor.
Mbetet për t’u parë nëse Gotze do të qëndrojë në Bundesliga për të vazhduar karrierën apo do të transferohet në një shtet tjetër.