Kontrolli teknik i automjeteve, vjen një koncension i ri!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka vendosur të liberalizojë tregun e kontrollit teknik të automjeteve, që sot vijon të kryhet ende nga kompania SGS Automotive Albania, pas zgjatjes së kontratës me 16 muaj.

Me kontratën e re kjo kompani që ishte mbajtëse e koncesionit 10 vjeçar mund të vijojë të ushtrojë aktivitetin deri në fund të 2020 por nëse qeveria vendos lidhjen e kontratës me kompani të reja ajo thjesht duhet të lajmërojë SGS-në tre muaj në avancë.

E duket se drejt kësaj rruge është duke u ecur aktualisht ku si fillim janë bërë ndryshimet e nevojshme ligjore në rregulloren e zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Ndryshimet e para janë bërë në nenin 234 për fushat e kontrollit dhe personelin e ngarkuar me të. Në këtë nen përcaktohet se fusha e kontrollit teknik përfshin të gjitha mjetet rrugore që përcaktohen në Kodin Rrugor.

Në pikën 3 të nenit nënvizohet së mjetet që kalojnë kontrollin teknik pajisen me “Certifikatën e kontrollit teknik”. Forma, përmbajtja dhe specifikimet e tjera të kësaj certifikate përcaktohen në udhëzimin e ministrit përgjegjës për transportin. Vlefshmëria  certifikatës së kontrollit teknik është sipas përcaktimeve në Kodin Rrugor.

Liberalizmi i tregut është reflektuar në pikën 9 ku thuhet se kontrolli teknik i mjeteve rrugore në qendrat e kontrollit teknik kryhet nga subjekte publike ose private, të cilat plotësojnë kriteret e përcaktuara në udhëzimin e ministrit përgjegjës për transportin.

“Qendrat e kontrollit teknik të reja, që të licencohen nga ministri që mbulon veprimtarinë përkatëse, duhet të ndërtohen mbi bazën e kombinimit të kritereve gjeografike (qasja e baraslarguar e njësive administrative) dhe demografike (numri i mjeteve për njësi administrative” thuhet në ndryshimet e rregullores.  Burimi ‘Monitori’

Të fundit

Takim me Gjestin apo…/ Egli Tako ndez rrjetin me FOTON nga Prishtina

Ish-finalistja e “Big Brother VIP 4”, Egli Tako ka befasuar ndjekësit me një postim të fundit në rrjetet e...

Lufta e Tretë Botërore brenda 10 viteve? Europianët nuk kanë besim tek ushtritë e tyre

80 vite pas Luftës së Dytë Botërore, amerikanët dhe europianët besojnë se një konflikt i tretë global edhe më shkatërrues mund të shpërthejë brenda...

13 gola, Interi kalon Barçën, një përballje dramatike që hyri në historinë e futbollit

Interi është finalist i parë e këtij edicioni të Ligës së Kampioneve. Skuadra zikaltër ka arritur të sigurojë finalen pas një ndeshje të çmendur...

Abdixhiku i fton partitë parlamentare për qeveri tranzitore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njoftoi të martën se i ka ftuar të gjitha partitë parlamentare shqiptare të takohen së bashku...

Mblidhet Konklava, sot tymi i parë për zgjedhjen e Papës së ri

Gjithçka është gati për Konklavën që do të zgjedhë Papën e 267-të në historinë e Kishës Katolike. Këtë të mërkurë, 133 kardinalët zgjedhës nga...

Lajme të tjera

Web TV