Papa Françesku i drejtohet murgeshës, “Do të të puth, por mos më kafsho”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Papa Françesku natën e Vitit të Ri ka reaguar duke shtyrë një besimtare aziatike në sheshin e “Shën Pjetrit”. Por mesa duket nuk kanë të sosur veprimet e tij të cilat kanë bërë xhiron e rrjetit.

Ati i Shenjtë u rikthye pranë besimtarëve dhe u takua me pelegrinët në sallën Paolo VI, pas dëgjesës së përgjithshme. Mes tyre ishte dhe një murgeshë afrikane, entuziaste në maksimum që donte të takonte kreun e Kishës. Papa Françesku e pa murgeshën dhe i tha “Kam frikë! Ti kafshon! Do të të jap puthjen, por rri e qetë, mos kafsho” dhe më pas e përqafoi.

E gjithë situata është komentuar si një ironi nga ana e Papës pas incidentit që ndodhi për Vitin e Ri ku ai u tërhoq nga dora nga një besimtare në sheshin “Shën Pjetri” dhe për pak u rrëzua. Ai iu rikthye i indinjuar asaj duke e goditur në dorë që ta lëshonte. Papa kërkoi menjëherë falje për ngjarjen dhe shembullin e keq duke pranuar se kishte humbur durimin.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV