Raketat e Iranit ndaj bazave amerikane/ Dalin fotografitë e para të sulmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Irani sulmoi dje dy baza amerikane në Irak duke përshkallzuar konfliktin midis dy vendeve. Sipas Teheranit zyrtar, nga ky sulm mbetën të vdekur 80 ushtarë amerikanë.

Por, presidenti amerikan Donald Trump i hodhi poshtë këto pretendime duke thënë se asnjë amerikan nuk ishte lënduar nga sulmi. Ndërsa i ofroi Iranit alternativën e paqes dhe të marrëveshjeve me kusht që të heqë dorë nga prodhimi bërthamor.

Ndërkaq, media amerikane Bloomberg ka nxjerrë fotot e para që mendohet të jenë nga sulmi iranian i kryer ndaj bazave amerikane.Donald Trump nga ana e tij, tha se nuk do t’i përgjigjet sulmeve iraniane, megjithatë sipas tij, SHBA-ja është e përgatitur për gjithçka.

Ai mohoi që të ketë të lënduar në radhët e amerikanëve aq më tepër të vdekur. Ndërsa vetëm infrastruktura e bazave ushtarake pësoi dëme të vogla.

Konflikti midis dy vendeve u përshkallëzua pas vrasjes me avion të telekomanduar të gjeneralit iranian Kasem Sulejmani. Irani iu përgjigj SHBA-ve me sulmin ndaj dy bazave amerikane, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV