Superkupa e Spanjës, çfarë nuk u pa nga gjysmëfinalja Valencia-Real?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e djeshme në Arabinë Saudite u luajt gjysmëfinalja e parë e Superkupës së Spanjës, ajo midis Valencias dhe Real Madridit, që u mbyll me fitoren e këtyre të fundit me rezultatin 3-1.

Superkupa e Spanjës ka marrë vëmendjen e medieve kudo në botë dhe kjo jo vetëm për rëndësinë e këtij kompeticioni, por edhe për faktin që u ra dakord të luhej në një shtet ku  shkelen të drejtat e njeriut në mënyrë të theksuar dhe që gjithmonë ka pasur piraterime të ndeshjeve shumë të rëndësishme e asnjëherë nuk është dënuar njeri.

Medie spanjolle vendosën që të mos transmetonin këtë kompeticion,për shkak se shifra prej 102 milionë paund bindi disa nga klubet më të mëdha të vendit të mbyllnin njërin sy e të vazhdonin udhëtimin e tyre drejt Lindjes së Mesme.

Pavarësisht vendimit për bojkot të kompeticionit në Spanjë dhe kritikave të shumta nga mediet më të mëdha e prestigjioze si dhe nga aktivistë të shumtë të të drejtave të njeriut katër skuadrat gjysmë finaliste vendosën që të pranojnë ofertën e Arabisë Saudite.

Vetë Real Madridi që tashmë dot jetë në finale do të përfitojë një shumë prej 8.5 milionë paund në vit për tre vite me radhë dhe të njëjtën shumë do marrë edhe Barcelona nëse do arrijë të fitojë në ndeshjen me Atletico Madrid që do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:00.

Rikujtojmë se mbrëmjen e djeshme në orën 20:00 u luajt ndeshja Valencia-Real Madrid, e cila vazhdoi me rezultatin 0-0 deri në minutën e 15-të kur Toni Kroos arriti që të zhbllokonte rezultatin për madrilenët, mesfushori gjerman e kapi në befasi portierin e Valencias me një goditje të shpejtë nga këndi që u finalizua me gol.

Lexo edhe :  "Liverpool po tallet me Bayernin, i shiti një lojtar të mbaruar"

Më pas ishte Isco ai që arriti të dyfishonte rezultatin e “Los Blacos”, duke e mbyllur pjesën e parë të lojës me dy gola për skuadrone tij.

Minuta e 65-të do të sillte më pas golin e tretë për skuadrën  e Zinedine Zidanes, kur Luka Modric shënoi për ekipin e tij.

Kjo ndeshje ishte pak a shumë shkatërruese për skuadrën e Valencia që arriti ta prekte vetëm një herë portën e madrilenëve në minutën e 92 me golin e Dani Parejos.

Ndërkohë,pritet që të dalë dhe fituesi ndeshjes së sotme për të parë se cila skuadër do jetë përballë Real Madridit në finalen e të djelës, që do vendosi edhe fituesin e Superkupës së Spanjës./Fjala.al/ Katerina Tafa/

Të fundit

“Jam shalqi me provë”, Rama premton kompensimin pas zjarrit: Shtëpitë e bagëti

Edi Rama zgjodhi të komunikojë vetë lajmin që pritej nga qeveria. kompensim të plotë, që nga shtëpitë deri te...

Karta e Atlantikut të vitit 1941 dhe ndikimit të saj në zhvillimet globale:

Sfondi – Lufta në kulmin e saj Në verën e vitit 1941, Lufta e Dytë Botërore ishte në një fazë kritike: Britania e Madhe, nën udhëheqjen...

Rënia e Euros thyen rekorde të reja, monedha europiane pranë kufirit të 97 lekëve

Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun po thyen rekorde të reja. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të...

Hidhet nga kati i katërt i pallatit, ndërron jetë 33-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Pogradec ku një 33-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij duke u...

Rama: Kur udhëtoj me familjen përdor gjithmonë klasin ekonomik

Përveçse për zjarret, në një video të transmetuar live në rrjetet sociale këtë të enjte, kryeministri Edi Rama iu përgjigj dhe akuzave që i...

Lajme të tjera

Web TV