Transaksionet me pronat te noteri, procedurat e reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Personat që duan të shesin ose të blejnë pronë nuk do të kenë më nevojë të presin radhë për të verifikuar statusin e pronës në dyert e Hipotekës pasi këtë procedurë do ta kryejë noteri përmes sistemit. Agjensia Shtetërore e Kadastrës do të informojë në kohë reale noterin në lidhje me të gjitha dhënat mbi pronën, kartelën e  pasurisë së paluajtshme  të dhënat e pasurisë, zonën ku ndodhet prona, origjinën e pronës bashkëlidhur aktit, të bashkëlidhë kopje të dokumentacionit të pronësisë kur kërkohet nga noterët, përkundrejt tarifave të shërbimit kadastral sipas legjislacionit në fuqi, si dhe tatimin/taksën që duhet paguar në kuadrin e tjetërsimit të pasurive të paluajtshme. Lehtësimi i procedurës është miratuar në marrëveshjen e nënshkruar dje mes Agjensisë Shtetërore e Kadastrës dhe Dhomës së Noterisë.

Shkëmbimi i informacionit

  1. Agjensia Shtetërore e Kadastrës në zbatim të kësaj marrëveshje ka detyrë:

a.Të informojë në kohë Dhomën Kombëtare të Noterisë mbi problematikat e konstatuara gjatë regjistrimit të pasurive të paluajtshme, të cilat lidhen me kryerjen e veprimeve dhe veprimtarisë së noterëve.

b.Të bashkëpunojë me Dhomën Kombëtare të Noterisë në mënyrë të ndërsjelltë dhe periodike, në lidhje me hartimin ose përmirësimin e rregulloreve, udhëzimeve, qarkoreve apo akteve të tjera që rregullojnë veprimtarinë e  ASHK-së dhe që lidhen me fushën e qëllimit të këtij memorandumi.

c.Të informojë  Dhomën Kombëtare për çdo akt nënligjor që nxjerr ASHK, apo edhe çdo informacion  tjetër, që lidhet me veprimtarinë noteriale.

d.Të përcaktojë me qartësi në kartelën e  pasurisë së paluajtshme  të dhënat e pasurisë, zonën ku ndodhet prona, origjinën e pronës bashkëlidhur aktit, të bashkëlidhë kopje të dokumentacionit të pronësisë kur kërkohet nga noterët, përkundrejt tarifave të shërbimit kadastral sipas legjislacionit në fuqi, si dhe tatimin/taksën që duhet paguar në kuadrin e tjetërsimit të pasurive të paluajtshme.

e.Të mundësoj nëpërmjet sistemit elektronik te Kadastrës, marrjen, procesimin dhe kthimin e pergjigjeve te Aplikimeve Elektronike të dërguara nga noterët nëpërmjet ndërveprimit te Sistemit Elektronik të DH.K.N.-së me Sistemin Elektronik të ASHK në kohë reale, duke shfrytëzuar Platformën Qeveritare të Ndërveprimit.

Lexo edhe :  Komisionet që marrin bankat nga bankomatet, BSH duhet të ndërhyjë

f.Angazhohet të bashkëpunojë me Dhomën Kombëtare të Noterisë për përcaktimin e tematikave të trajnimeve të përbashkëta.

2.Dhoma Kombëtare në zbatim të kësaj marrëveshje ka detyrë :

a.Të informojë  ASHK-në në lidhje me të gjitha aktet që lidhen me veprimtarinë e saj dhe që janë në fushën e qëllimit të kësaj marrëveshje.

b.Të informojë noterët nëpërmjet trajnimeve, seminarëve dhe takimeve, për realizimin me korrektësi të veprimtarisë noteriale lidhur me transaksionet e pasurive të paluajtshme, regjistrimin e pasurive dhe të të drejtave reale mbi to në ASHK, si dhe  përditësimin e vazhdueshëm të tyre me informacione shtesë.

c.Të realizojë njohjen e anëtarëve të saj me praktikën e punës me sistemin e krijuar elektronik, për regjistrimin e pasurive të paluajtshme dhe të të drejtave reale mbi to, nëpërmjet aksesit online në regjistrat e pasurive të paluajtshme.

d.Të sensibilizojë noterët, për të ruajtur dhe respektuar konfidencialitetin e informacionit dhe të dhënave kadastrale, të siguruara nga aksesi në regjistrat elektronik të ASHK-së, në përputhje me Ligjin nr.9887, datë 10.03.2008 ”Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, si dhe aktet e tjera ligjore e nënligjore në fuqi.

e.Të orientojë dhe asistojë noterët që të kenë qasje të drejtpërdrejt në të gjitha të dhënat në formë elektronike dhe gjithnjë të përditësuara, që lidhen me punën e tyre dhe të këshillojnë palët e përfshira.

f.Të orientojë noterët që kërkesat e tyre të përcillen me mjete të sigurta elektronike nga zyrat noteriale në regjistrat kompetent shtetëror.

g.Të orientojë noterët të hartojnë akte të nënshkruara elektronikisht, të cilat janë njësoj detyruese për regjistrat sikurse aktet noteriale në formë dokumenti në letër.

Marreveshje bashkepunimi ASHK-Dhoma e Notereve

Të fundit

Vizita e Ramës në Bashkinë e Vlorës, kërkon dorëheqjen e nënkryetarëve

Kryeministri Edi Rama kërkoi shkarkimin e nëndrejtorëve dhe disa drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, gjatë vizitës që bëri në...

Avokati çon katër gomerë para Kuvendit: Simbolizojnë kryeneçësinë

Avokati Arianit Koci, po proteston para Kuvendit të Kosovës, sot në një mënyrë të pazakontë. Koçi ka dërguar në ambientet e jashtme të Parlamentit katër...

3 Korrik 1962: Lindja e Tom Cruise, një yll i kinemasë botërore

Më 3 korrik 1962, në Syracuse të Nju Jorkut, lindi Thomas Cruise Mapother IV, i njohur botërisht si Tom Cruise – një nga aktorët...

Opozita kundër Ramës për mbylljen e AKU: Një goditje e rëndë

Opozita ka kundërshtuar kryeministrin Edi Rama, për mbylljen e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU) “Mbyllja e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU) nga qeveria Rama përbën...

Cristiano Ronaldo reagon pas ndarjes nga jeta të Diogo Jota: “Nuk ka më kuptim…”

Lajmi tragjik i vdekjes së Diogo Jotës, sulmuesit portugez të Liverpoolit, vetëm 28 vjeç në një aksident me makinë në Spanjë ka tronditur botën...

Lajme të tjera

Web TV