Në orën 18:00, do të startojë turneu i bamirësisë “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”. Shqipëri-Itali do të jetë sfida e parë që do të zhvillohet në këtë turne. Kuqezinjtë do të përballen me të kaltërit që drejtohen nga trajneri Xhani De Biazi. Kjo do të jetë sfida e parë e De Biazit, kundër Shqipërisë.
Ky event është organizuar nga sindikata e futbollistëve shqiptarë, teksa të gjitha të ardhurat e mbledhura nga ky organizim do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti.
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Strakosha, Curri, Hasi, Dallku, Dede, Lala, Skela, Murati, Shaqiri, Rraklli, Tare. Trajner: Ilir Shulku.
ITALIA: Kimenti, Zakardo, Toneto, Kolonese, Markolini, Tomasi, Espozito, Perota, Paganini, Di Biaxho, Karbone. Trajner: Xhani De Biazi