Marrin fund përplasjet, Brexit miratohet nga Parlamenti Britanik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhoma e Komuneve në Britaninë e Madhe më në fund ka ratifikuar marrëveshjen e arritur mes kryeministrit Boris Johnson dhe Bashkimit Evropian, për Brexitin. Me 330 vota pro dhe 231 kundër, Dhoma e Komuneve i hap rrugën kështu jetësimit të Brexitit pas vitesh vonesa, më 31 janar.

Marrëveshja mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, për Brexitin, duhet sidoqoftë të miratohet edhe nga Dhoma e Lordëve dhe Parlamenti Evropian, por këto dy hallka të tjera konsiderohen sidoqoftë, një formalitet.

Për sekretarin britanik për Brexitin, Stephen Barclay, ky është një moment historik.

“Kjo marrëveshje do të sigurojë daljen tonë nga Bashkimi Evropian me kushte që i japin siguri bizneseve, mbrojtje për të drejtat e qytetarëve tanë dhe rivënien nën kontroll të parave, kufijve, ligjeve dhe politikave tona tregtare.

Pas kësaj, Britania e Madhe do ti japë fund thuajse 50 viteve anëtarësi në projektin evropian.

Të fundit

LAJM I FUNDIT/ Djali plagos nënën e tij me thikë në Dibër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maqellarë të Dibrës, ku një djalë 22-vjeçar ka plagosur...

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në vendin tonë këtë pasdite të së shtunës. Epiqendra ishte 9 kilometra në veri-perëndim të Vorës. Lëkundjet ishin me magnitudë 3 ballë,...

Në 6 muaj, Shqipërinë e vizituan rreth 150 mijë italianë, 4,7 mln turistë dhe 5 mld €

Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, Shqipëria tejkaloi 4.7 milionë turistë, duke gjeneruar 5 miliardë euro në aktivitet ekonomik për ekonominë...

E rëndë në Itali, gjendet e vdekur në pishinë volejbollistja 20-vjeçare

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin sportiv në Itali. Simona Cinà, 20-vjeçare dhe ish-lojtare e ekipit të volejbollit Acds Capacense Volley në Serinë D...

Broja surprizon me klubin e ri, ja ku do të luajë futbollisti shqiptar këtë sezon

Armando Broja do të kryejë këtë fundjavë vizitat mjekësore me skuadrën e Burnley dhe do të firmosë një kontratë pesëvjeçare me klubin e Premier...

Lajme të tjera

Web TV