Mbyllet ndeshja Crystal Palace-Arsenal, zhgënjen Xhaka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Crystal Palace dhe Arsenal kanë luajtur sot në atë që quhet derbi londinez, që u mbyll në paqe me rezultatin 1-1.

Arsenali i  shqiptarit Granit Xhaka e nisi mirë takimin dhe vetëm në minutën e 12-të zhbllokoi rezultatin duke shënuar me anë të Pierre-Emerick Aubameyang.

Asisti i Lacazette e ndihmoi sulmuesin nga Gaboni që t’i jepte përparësi skuadrës së tij, e cila vazhdoi sulmet.

Fraksioni i parë i kësaj përballje u mbyll me këtë rezultat dhe Arsenali u duk se mund të merrte edhe fitoren e derbit londinez. Ndonëse, Xhaka nuk pati performancën e tij më të mirë dhe nuk ka arritur që të shënojë, u duk se skuadra e tij po fitonte.

45-minutshi i dytë solli një ndryshim të lojës, pasi në minutën e 54-të Jordan Ayeë shënoi për skuadrën e Crystal Palace duke barazuar rezultatin.

Kapiten i Arsenal u përjashtua nga loja , pasi bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Meyer duke e ulur numrin e lojtarëve të skuadrës së trajnerit Mikel Arteta.

Kjo ndeshje bëri që “Topçinjtë” të mbyllin të katërtën ndeshje radhazi pa fitore, ndërsa Crystal Palace me këtë barazim ndodhet në vendin e nëntë të kategorisë me 29 pikë, një pikë më shumë se Arsenal./Fjala.al/

Të fundit

Durrës, përfshihet nga flakët makina! Shoferi përfundon me djegie

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në afërsi të Torrës Veneciane, në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka...

Sulm me thikë në Gjermani, autori plagos 5 persona

Një person sulmoi të paktën pesë persona në Bielefeld të Gjermanisë. Policia tha se tre persona pësuan lëndime të rënda dhe po trajtohen në...

Kapen dy shqiptarët në ‘shtëpi bari’, Gjykatësi: Jeni rrota të vogla të një makinerie

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike pasi u kapën në një "shtëpi bari" duke u kujdesur për rreth 900...

Një protestë kundër vullnetit popullor

Protesta e 16 majit e organizuar nga berishizmi në mbrojtje të votës së lirë nuk ishte kundër qeverisë Rama apo pushtetit socialist. Pavarësisht se...

PS nis festën në Korçë për votat e diasporës, thelloi rezultatin

Është mbyllur numërimi i votve të diasporës të ardhura nga Greqia për qarkun e Korçës. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se me mbylljen...

Lajme të tjera

Web TV