Pompeo: Sulejmani po planifikonte sulme ndaj ambasadave amerikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjenerali Qasem Soleimani po komplotonte sulme të mëdha mbi ambasadat amerikane dhe objekte të tjera, ndaj edhe u vendos vrasja e tij. Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, në një dalje para gazetarëve, dha detaje të tjera për vrasjen me dron të gjeneralit iranian në Irak, që i çoi tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, në lartësi të reja.

“Ne kishim informacione specifike për një kërcënim të menjëhershëm dhe ndër të tjera bëhej fjalë për sulme mbi ambasadat amerikane. Ne nuk e dinim se kur sulmet do të kryheshin, por ishte shumë e qartë: Vetë Qasem Soleimani po komplotonte një sulm të gjerë kundër interesave amerikane dhe ato sulme, do të ishin të afërta”- tha Pompeo.

Pompeo kishte në krah sekretarin amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin, që njoftoi se SHBA ka vendosur sanksione të reja ndaj Iranit pas sulmit mbi trupat amerikane në Irak. “Ne po shpallim sanksionet shtesë kundër regjimit iranian”, tha Mnuchin në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Vrasja e Soleimanit ndërkohë është mirëpritur nga grupi Shteti Islamik. Në një deklaratë, ky grup e cilëson asgjësimin e gjeneralit si një akt i shenjtë në të mirë të xhihadistëve.

Sidoqoftë, grupi nuk përmend Shtetet e Bashkuara që edhe kryen sulmin. Vendimi i presidentit Trump për vrasjen e gjeneralit Soleimani, ndezi një zinxhir pasojash. Ndër të parat, preket lufta e papërfunduar kundër xhihadistëve. Thuajse menjëherë, koalicioni i kryesuar nga SHBA, që lufton ISIS pezulloi operacionet në Irak.

Irani dhe milicitë që ai sponsorizon kanë premtuar hakmarrje dhe kjo i vendos forcat amerikane në Irak dhe ato perëndimore, në linjën e zjarrit. E kjo është diçka e mirë edhe për ISIS që mund të përfitojë për tu ringritur pas rënies së kalifatit të vetëshpallur të tij.

Të fundit

Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit!

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar sa i përket ndërhyrjes së policisë së shtetit në ambientet e...

Ukrainën lindore në këmbim të paqes, ja çfarë kërkon Putini nga Trump

Vendet europiane dhe Ukraina u janë përgjigjur planit të Valdimir Putin për armëpushimin me një kundërpropozim që sipas tyre duhet të jete kornizë referimi. Lajmin...

Karteli famëkeq shqiptar/ Pse e lanë Londrën dhe shkuan në Dubai?

Prestigjozja britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull bandës shqiptare “Hellbanianz”, e cila dikur e vendosur me bazë në Londër u bë e...

Fadil Hasa, aktori i njohur i humorit që po i mungon skenës shqiptare

Fadil Hasa lindi në Krujë, me 8 prill 1940 dhe kreu gjimnazin “29 Nëntori” në Shkodër, ku u aktivizua në aktrim e për t’u...

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine!

Një 23-vjeçar shqiptar kishte shkuar si turist në Zvicër, por është kapur në trafik të kokainës. I riu ishte bërë pjesë e një rrjeti shpërndarësish...

Lajme të tjera

Web TV