Kosovë, ndalohen dy ‘ushtarë’ rus në kufi, dyshime për sigurinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar mbrëmë dy shtetas rus, një mashkull dhe një femër, të cilët tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin nga Serbia. Në raportin 24 orësh, policia konfirmon se rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:30 të mëngjesit, dhe që të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje në stacion policor .

Ndërsa, vetura me të cilën po udhëtonin e që ishte me targa të Malit të Zi, u është konfiskuar. Zyrtarisht policia e Kosovës ka bërë më dije se: “Janë arrestuar dy shtetas rus, një femër dhe një mashkull, nën dyshimin se të njëjtit me veturën e tyre me targa të Malit të Zi e kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi- Kosovë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa vetura u është konfiskuar”!

Ndërkaq, dje burimet e policisë kanë thënë për mediet e Kosovës, se Igor K dhe Marina V. janë dy shtetasit rus që po bartnin me vete edhe disa pajisje të dyshimta në veturë, të cilat kanë lidhje me fushën e sigurisë.

Siç mund ta vërehet edhe në foto, Igor K, njëri nga të arrestuarit, është me veshje ushtarake, çka po dyshohet që ka përgatitje ushtarake.

Ndryshe, strukturat e sigurisë kosovare shumë shpesh po kanë telashe me shtetasit rus në Kosovë. Vetëm para pak ditëve u raportua për disa të tjerë që po qëndrojnë në vend, e që po planifikojnë trazira në qytetin e Prizrenit. Policia i ka mbajtur nën kontroll të gjithë të dyshuarit ndërkohë mësohet se janë rrit masat në pikat kufitare kryesisht me Serbinë. /Fjala.al/

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV