Kupa e Italisë, formacionet zyrtare të ndeshjes Inter-Cagliari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interi do të luajë sonte në orën 20:45 me skuadrën e Cagliarit, ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Kupës së Italisë.

Zikaltrit do të kërkojnë triumfin në ndeshjen e kupës, pas barazimit me skuadrën e Atalantës në kampionatin e Serisë A.

Skuadra e trajnerit Konte duket se tashmë nuk heq dorë lehtë nga triumfi do me çdo kusht që ta arrijë në sfidën e mbrëmjes së sotme, ndonëse nuk duket aspak e lehtë.

Cagliari nga ana tjetër, pas periudhës shumë të mirë që është duke kaluar në kampionat, dëshiron që të shtojë fitoret në numërimin e ndeshjeve të saj.

Jemi pak minuta nga shartimi i ndeshjes dhe trajnerët e të dyja skuadrave kanë nxjerrë tashmë formacionet zyrtare,me të cilat do të luajnë sonte.

Interi do nisë sfidën me Aleksis Sançez në rolin titullarit, i cili është rikthyer nga një dëmtim që e mbajti larg fushave për një periudhë kohore.

Formacionet zyrtare:

Inter: Handanoviç, Godin, Ranokia, Shkrinjar, Lazaro, Barela, Brozoviç, Valero, Dimarko, Lukaku, Sançez.

Kaljari: Olsen, Farago, Pisakane, Ualukiuicz, Lykogianis, Ionita, Oliva, Nandez, Naingolan, Kastro, Cerri./Fjala.al/

Të fundit

Me çekiç në dorë, i riu nga Mamurrasi tenton të grabisë marketin

Një 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi tentoi të vidhte një market të vogël në qytetin e Mamurras. Uniformat blu...

Liverpool dërgon ofertën e parë zyrtare për Ekitike, Frankfurt e refuzon

Liverpooli zyrtarisht i ka paraqitur një ofertë zyrtare Eintracht Frankfurt për Hugo Ekitike, pasi ka shtuar përpjekjet për ta nënshkruar atë në 24 orët...

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën

Stërvitja e parë ushtarake mes ushtrisë serbe dhe asaj kineze shënon një hap të ri në forcimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve. Me...

Më në fund! Fëmijët në Ukrainë dhe Rusi ribashkohen me familjet

Rusia ka kthyer në Ukrainë 11 fëmijë të ndarë nga familjet e tyre nga lufta, ndërsa Ukraina ka kthyer tre në Rusi, ka konfirmuar...

78 mln euro për dy sulmues, Bayern “peshkon” tek Arsenali

Bayern po vuan më shumë se kurrë për të kryer transferimet e duhura në merkaton e verës. Klubi bavarez nuk është mjaftueshëm tërheqës për...

Lajme të tjera

Web TV