“Çmendet” Arabia Saudite: Për një vit ekzekutoi me vdekje 184 arabë!

Arabia Saudite ekzekutoi 184 persona vitin e kaluar, përfshirë tre të burgosur që ishin adoleshentë kur u arrestuan. Shifra e zymtë tregojnë numrin më të lartë të vrasjeve nga shteti që kanë ndodhur në këtë vendin të Lindjes së Mesme në gjashtë vitet e fundit.

Ekzekutimet në Arabinë Saudite bëhen ose me prerje koke në publik nga një xhelat, ose me mënyra të tjera. Ata që kanë udhëtuar në Arabinë Saudite kanë parë lajmërimet në aeroport se nëse posedon lëndë narkotike, dënohesh me vdekje.

Midis të ekzekutuarve ishte Abdulkarim al-Hawaj 21 vjeç. Ai u arrestua në moshën 16 vjeç pasi dërgoi mesazheve në WhatsApp për një demonstrim antiqeveritar. Ai u torturua me elektroshok dhe u lidh me zinxhirë derisa u rrëfye. Abdulkarim dhe 36 të tjerët u ekzekutuan në një ditë të vetme, në prill të 2919 si të dënuar për ‘terrorizëm’, njëri prej tyre u kryqëzua.

Ndërsa Mujtaba al-Sweikat, u vra pasi u arrestua kur ishte 17-vjeçar duke hipur në një fluturim për në SHBA ku do të fillonte studimet në Universitetin e Miçiganit Perëndimor.

Ai u dënua vetëm në bazë të një rrëfimi të nxjerrë nën torturë, pasi ai u masakrua në të gjithë trupin.

Dokumentet e gjykatës treguan se Mujtaba al-Sweikat rrëfeu se hodhi kokteje Molotov kundër forcave të sigurisë dhe kishte bërë një bisedë në telefonin e tij Blackberry për organizimin e demonstratave.

Babai i tij këmbënguli që djali i tij vetëm dy herë iu bashkua demonstratave nga pesë minuta.

“Ai iu nënshtrua abuzimit psikologjik dhe fizik” -tha Nader al-Sweikat.

“Hetuesi i diktoi rrëfimin dhe e detyroi ta nënshkruajë në mënyrë që torturat të ndaleshin dhe ai firmosi.”

Lexo edhe :  E rëndë/ Makina përplas grupin me fëmijë të mitur, një kujdestar në gjendje kritike

Një tjetër nga të vrarët ishte adoleshenti Salman Qureish, i cili u arrestua menjëherë pas 18-vjetorit.

Dënimi i një personi nën 18 vjeç është i ndaluar me ligjin ndërkombëtar. Ekzekutimet e të rinjve u realizuan, pavarësisht se Arabia Saudite u zotua të mos vriste më të rinjtë adoleshentë.

Një nga 184 ishte homoseksual dhe u vra pasi rrëfeu në gjyq se kishte bërë seks me katër burra të tjerë. Maya Foa, drejtori i grupit Reprieve, i bëri thirrje SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar që të bëjnë presion që sauditët të heqin dorë nga ekzekutimet.

“Sipas shifrave zyrtare saudite, 37 persona u ekzekutuan për vepra terrorizmi në vitin 2019, por një vështrim më i afërt i akuzave, mosbindje ndaj mbretit, përgatitja e banderolave me parulla antishtetërore, nxitje përmes media sociale- zbulon se kush janë në të vërtet të ashtuquajturit terroristë.

“Mujtaba al-Sweikat dhe Abdulkarim al-Hawaj u arrestuan pasi morën pjesë në demonstratat pro-demokracisë.

Arabia Saudite është ende një vend ku të ndjekësh një protestë ose të kritikosh regjimin mund të të vrasin.

Burimi Mirror/përgatiti Fjala/al/