Duka i dha shiritin e kapitenit Hysajt, ja si reagoi Mavraj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i akordoi titullin kapitenit të skuadrës përfaqësuese mbrojtësit të  Napolit, Elseid Hysaj.

Ky lajm u bë publik nga intervista që Duka kishte dhënë për “Gazzetta Dello Sport”. Tërheqja e Lorik Canës nga futbolli dhe ardhja e Cristian Panuçit në postin e trajnerit e ndryshuan total situatën e Kombëtares.

Shiriti i kapitenit pas Canës i kaloi Ansi Agollit e më pas Mërgim Mavrajt, duke u bazuar mbi numrin e aktivizimeve të tyre.

Ndërsa, së fundmi kreu i FSHF-së e gradoi Elseid Hysajn si kapitenin e kuqezinjve. Në lidhje më këtë deklaratë të Dukës, gazeta italiane ka kontaktuar ekskluzivisht me Mërgim Mavrajn.

Ata e pyetën Mavrajn nëse kishte ndonjë informacion apo komunikim në lidhje më këtë vendim.

Me qetësi siç di të përgjigjet mbrojtësi shqiptar ka deklaruar se respektonte këtë vendim.

“Nuk kam asnjë reagim. Respektoj fjalët dhe vendimin e tij”-u shpreh Mërgim Mavraj./Fjala.al/

Të fundit

Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka lëvizur të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më afër Evropës këtë të hënë, sipas një...

Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Nga Ben Blushi Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të njëjtën...

Luftrat Bizantino-Normane: Rrethimi i Barit dhe rënia e ndikimit bizantin në Perëndim

Në vitin 1068, Normanët nisën rrethimin gati trevjeçar të Barit – qyteti i fundit i rëndësishëm nën kontrollin bizantin në Italinë jugore. Pas pushtimeve...

Horoskopi ditor, 5 Gusht 2025

Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në...

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg për mosrespektimin e vendimeve të...

Lajme të tjera

Web TV