FOTO/ “Mercedes Benz Aegean Cup”, U-17 fiton ndaj Maqedonisë së Veriut

Kombëtarja shqiptare e U-17, e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri, ka filluar turneun e përvitshëm miqësor “Mercedes Benz Aegean Cup” me fitore në ndeshjen e zhvilluar sot në orën 15:15 në Turqi.

Shqipëria fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Maqedonisë së Veriut, ku realizues i golit ishte sulmuesi Melsi Cereni.

Kjo është ndeshja e parë në këtë turne për vendin tonë, ku golin e fitores e ka realizuar kapiteni i kësaj kombëtare, Cereni, pas një aksioni të bukur në zonë në minutën e 80′.

Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura dhe një lojë të dominuar nga kuqezinjtë.  Ndeshja e radhës për kuqezinjtë do të zhvillohet ndaj Ukrainës, në datën 17 janar 2020.

Formacioni i Shqipërisë U-17:

Simoni, Halili, Çela, Stafa, Pano, Beluli, Neziri, Bajraktari, Çereni, Deda, Blakqori. U aktivizuan: Selimi, Kacanolli, Kote, Miftari dhe Tahiri.

Sfida e fundit për grupin B, ku bëjmë pjesë në turneun që po organizohet në Altinordu të Turqisë, do të zhvillohet në datën 19 janar nda Koresë së Jugut./Fjala.al/