Valverde u shkarkua nga futbollistët, zbulohen sekretet e Barcelonës

Humbja e ndeshjen gjysmëfinale për Supërkupën e Sanjës duket se nuk ka qenë e vetmja arsye pse Ernesto Valverde u shkarkua nga posti i trajnerit.

Në mediet spanjolle janë duke qarkulluar lajme se ka qenë presioni i lojtarëve ai që i ka shtyrë më shumë drejtuesit e  Barçës që të marrin këtë vendim.

Mësohet se senatorët e ekipit me në krye yllin argjentinas, Lionel Messin kishin javë që kërkonin largimin teknikut, por vetëm pas humbjes së turpshme të gjysmëfinales drejtuesit u dorëzuan dhe vendosën largimin e spanjollit.

Ishin lojtarët së bashku me tifozët “blaugrana” ata të cilët bën të mundur largimin e Valverdes, konfirmon drejtorit sportiv, Eric Abidal.

“Pashë disa futbollistë të qeshur”,-ka thënë francezi pas prezantimi të Quique Setién si trajneri i ri i Barcelonës.

Ndërkohë, tekniku i ri i Barcelonës zhvilloi seancën e parë stërvitore, në prag të debutimit të tij në La Liga me kampionët në fuqi, me ndeshjen e së dielës në mbrëmje kundër Granada në “Camp Nou”./Fjala.al/