Ju pëlqejnë pushimet ekstreme, në këto vende rrezikoni edhe jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa shumë njerëzve i’u pëlqejnë pushimet relaksuese, ka e nga ata të cilët duan të sfidojnë veten në situata të rrezikshme. Ngjitjet e vështira, duke përfshirë malin “Everest”, tërheqin mijëra njerëz kurse “Rruga e Vdekjes” në Bolivi është një sfidë emocionuese për çiklistët.

Këto janë disa destinacionet më të rrezikshme turistike që mund të vizitoni.

Ndeshjet e toradorëve me demat në Spanjë

 The running of the bulls is a decades old event

Ndeshjet e toradorëve me dema kanë filluar në vitin 1910 e që atëherë ka pasur rreth 15 vdekje dhe mijëra të plagosur. Sidoqoftë kjo nuk I ka ndaluar njerëzit të marrin pjesë në këto gara.

Rruga e Vdekjes, Bolivi

 Bolivia's "Death Road" has dangerous hairpin bends and sheer cliff edges

Kjo rrugë tërheq çdo vit rreth 25.000 turistë. Ajo është bërë e njohur për shkak të kushteve të rrezikshme dhe skajeve të pjerrëta të shkëmbit të cilat kanë bërë që të ketë shumë viktima. Në vitin 1983, një autobus po udhëtonte në këtë shkëmb e ra duke lënë plot 100 të vdekur.

Vendi i tornadove, Oklahoma, SHBA

 Tourists can chase tornadoes in Oklahoma with tour guides

Udhëtimet zhvillohen nga ekspertë që përdorin teknologji të përparuar të gjurmimit të tornadove, por rreziku i dëmtimit ose vdekjes mbetet i lartë nga fatkeqësitë natyrore.

Kaliforni, SHBA

 The Half Dome is hard for even experienced climbers

Ky është një territor i vështirë për të bërë ecje. Numërohen 12 vdekje që nga viti 1948 si dhe qindra të plagosur.

Mali Everest, Nepal

 Tourists have blamed overcrowding for the Mount Everest deaths

I njohur nga alpinistët, në malin Everest kanë vdekur 300 njerëz të cilët kanë qenë duke u përpjekur të ngjisnin majën më të lartë në botë. Grupet e turistëve bëjnë ngjitje në kushte jo të favorshme të motit.

Vullkanet, Hawaii

 Volcano tours are common in Hawaii

Hawaii ka tre vullkane aktive, dhe njerëzit shohin pamje të mahnitshme të vullkaneve që shpërthejnë vazhdimisht.

Çernobil, Ukrainë

Lexo edhe :  Pesë shenjat e horoskopit që nisin një kapitull të artë në jetën e tyre

 Chernobyl still has some of the most radiation in the world

Çernobili mbetet një nga vendet më të rrezikshme në botë për shkak të niveleve të larta të rrezatimit që paraqesin kërcënime për jetën e njeriut pas katastrofës bërthamore të vitit 1986. Fatkeqësia vrau 31 njerëz në atë kohë, sipas zyrtarëve, megjithëse shumë atribuojnë mijëra të vdekur nga efektet pas rrezatimit.

Irak

 There is a travel warning on the majority of Iraq - but you can go on tours

Megjithë paralajmërimet e qeverisë për të shmangur të gjitha udhëtimet në Irak, për shkak të luftës civile kundër ISIS, disa operatorë turistikë ofrojnë vizita në vend. Vizitat mund të bëhen vetëm nga udhëzuesit e turneve dhe shpesh janë të shtrenjta, me siguri të lartë dhe pak vende për të qëndruar./Fjala.al/Përshtati: Kamela Liko/ Burimi: The Sun

Të fundit

Gruaja më e bukur në botë, nga skena nudo te shpikja e Wi-Fi dhe Bluetooth

Hedy Lamarr, ylli magjepsës i epokës së artë të Hollivudit, nuk ishte vetëm një nga gratë më të bukura...

Chris LaCivita apo Berisha, kush është “ylli” i fushatës së PD-së?

Chris LaCivita shihet nga demokratët, si arma që do u mundësojë fitoren e zgjedhjeve në 11 maj. “Po zbret sherifi në qytet” – Ky...

Ikin ‘plakat e Prillit’, vjen Pranvera/ Zbulon çfarë do ndodhë me motin gjatë fundjavës

Çmenduria e një jave më parë që riktheu reshjet e borës dhe ulje drastike të temperaturave, duket se ka marrë fund, duke i lënë...

Ligji për pensionet me Italinë gati për zbatim/ Detajet e ligjit

Është vetëm çështje ditësh a javësh që qytetarët shqiptarë që kanë derdhur mundin e tyre në shtetin fqinj, Itali, të mund të gëzojnë pension...

Nis fushata, zbulohet slogani i Partisë Socialiste

Është zbuluar ditën e sotme slogani zyrtar i Partisë Socialiste. “Me Edin dhe PS”, është ky slogani që Partinë Socialiste do ta shoqërojë gjatë kësaj...

Lajme të tjera

Web TV