Maskohet si Hitleri dhe bredh me motor, policia shkulet gazit

Një burrë në Augustusburg, në Gjermaninë lindore, është maskuar si diktatori nazist Hitleri dhe ka vozitur me një motoçikletë. Mjeti drejtohet nga një person i veshur si një ushtar i Wehrmacht , i cili mban një helmetë çeliku të Luftës së Dytë Botërore.

Policia gjermane nuk ka ndërhyrë pasi kjo i është dukur thjesht një shfaqje gazmore. Në videon amatore dëgjohen të qeshurat e publikut ndërkohë që personi i maskuar si Adolf Hitler buzëqesh përpara se ta nxjerrin në fotografi.

Kreu i qeverisë rajonale të shtetit të Saksonisë, Michael Kretschmer, denoncoi këtë sjellje, e cila sipas tij ishte e papranueshme dhe që nuk duhet të ndodhë përsëri.

“Të maskosh veten si gjenocid është më shumë sesa shije e keqe,” -u shpreh kreu i shtetit të Saksonisë, Michael Kretschmer, i cili është anëtar i partisë konservatore të Angela Merkel./Fjala.al