VKM/ Ja zonat ku do të shemben shtëpitë pa leje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërtimet pa leje, në zonat e planifikuara për ndërtim ose në zonat e reja për zhvillim, përjashtohen nga procedurat e legalizimit. Këto ndërtime do të shemben. Bëhet fjalë për shtëpitë ku qeveria ka parashikuar të ndërtojë lagje të reja ku do të stresohen të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Poseduesit e tyre përfitojnë sipërfaqe ndërtimore në objektet e reja që do të ngrihen në këto zona. Sipërfaqja që do të përfitojnë personat që do t’iu prishen shtëpitë është sa 50 % e sipërfaqes që disponojnë aktualisht. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi sot. Procedurat për përjashtimin nga legalizimi të këtyre ndërtimeve nisin me kërkesë të njësisë zbatuese.

Brenda 20 ditëve nga paraqitja e kërkesës për përjashtimin nga procesi i legalizimet të këtyre shtëpive , Agjencia Shtetërore e Kadastrës evidenton në terren ndërtimet pa leje në zonën për ndërtim/zhvillim dhe verifikon bazën e të dhënave të ndërtimeve pa leje, nëse për to është paraqitur aplikim për legalizim. Procedura e evidentimit shoqërohet me plotësimin/hartimin e këtyre dokumenteve: a) procesverbalin e evidentimit në terren; b) skicat fushore; c) genplanin e ndërtimit.

Drejtoria vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës kryen përjashtimin nga legalizimi për rastet e parashikuara në këtë vendim, me vendim. Ky vendim i njoftohet subjektit posedues, sipas mënyrës dhe afateve të parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative, si dhe njësisë zbatuese, së bashku me dokumentacionin e praktikës përkatëse.

Sipërfaqja ndërtimore në objektet e reja për banim, që përfitojnë poseduesit e ndërtimeve pa leje, është 50 për qind e sipërfaqes së objektit pa leje ose sipas normave në fuqi sipas legjislacionit për strehimin social, cila të rezultojë sipërfaqe më e madhe. Nëse në ndërtimin pa leje banojnë më shumë se një familje, secila prej tyre trajtohet me banesë në ndërtimin e ri, sipas normave për strehim të parashikuara në legjislacionin në fuqi për strehimin social. Përfituesit kanë të drejtë të zgjedhin ndërmjet mundësive që parashikon kjo pikë sipas vullnetit të tyre. /Fjala.al/

Të fundit

Barcelona shkatërron sërish Valencian, katalanasit e eliminojnë edhe nga Kupa e Mbretit

Barcelona e ka shkatërruar sërish Valencian, pasi në La Liga triumfuan 7-1, ndërsa tani 5-0 në Kupën e Mbretit. Pas...

Përmbysje komode në “Anfield”, Liverpool mposht Tottenham dhe siguron finalen e kupës

Spektakël me 4 gola, Liverpool i jep “leksion” Tottenham dhe kalon në finalen e Carabao Cup ku do të ndeshen me Newcastle.  Të kuqtë e...

Basha sfidon trekëndëshin e Bermudës: Nuk janë vetëm tre individë, por një oligarki

I ftuar në një studio televizive, Lulzim Basha kryetari i Demokratëve Euroatlantikë tha se politikisht është përballë trekëndëshit të Bermudës. Basha: Politikisht është përballë trekëndëshit...

Gazetari pyet ChatGpt sa mandate merr PD, PS dhe partitë e reja? Ja rezultatet

Gazetari Bledian Koka ishte këtë të enjte i ftuar në një emision televiziv ku ka folur rreth zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipëri...

Fiorentina ul me “kembë në tokë” Interin, zikaltërit shkojnë në -3 pikë nga Napoli

Fiorentina tronditur Interin në ndeshjen e prapambetur të javës së 14-të të Serisë A. Skuadra “vjollcë”, triumfoi me rezultatin 3 me 0, duke i...

Lajme të tjera

Web TV