Zyrtare, ja data dhe ora kur do luhet “El Clasico”  

 “El Clasico” gjithmonë pitet me emocion të madh jo vetëm në Spanjë, por në të gjithë botën ku ka tifozë të dy prej skuadrave më të mëdha në Europë.

Ndeshja e fundit midis tyre u zhvillua në 18 dhjetor në vend që të ishte mbajtur në 26 tetor siç ishte planifikuar dhe shkak për këtë u bënë trazirat politike në vend.  Ky takim u mbyll në paqe me barazimin 0-0, ndonëse dominimin kryesor të lojës e patën madrilenët.

Tani është vendosur data se kur do të zhvillohet derbi midis Realit dhe Barçës dhe duket se na ndan një muaj e gjysmë nga kjo super përballje.

Real Madrid do të presë Barcelonën më 1 mars 2020 në takimin e La Ligës në orën 21:00, që momentalisht ka në krye të saj të dyja skuadrat, të cilat janë me nga 40 pikë secila.

Ky lajm është konfirmuar edhe nga Presidenti i La Ligës, Javier Tebas gjatë një udhëtimi  që kishte në Londër. Kjo përballje do të jetë vendimtare për titullin e kategorisë, megjithatë përpara saj janë dhe shumë ndeshje të tjera që kanë ndikim.

Duhet të rikujtojmë se Barça në këtë takim do jetë me drejtues tjetër, pasi vendin e Ernesto Valverdes tashmë e mban Quique Setien./Fjala.al/Katerina Tafa/