Evropa dyndet me sirianë dhe afganë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i emigrantëve që hyjnë në Evropë nga Turqia u rrit ndjeshëm gjatë vitit të kaluar, sipas një deklaratë që ka dhënë Fabrice Leggeri, kreu I agjensisë kufitare të Bashkimit Evropian (FRONTEX).

“Në vitin 2019 më shumë se 82.000 emigrantë u përpoqën të hyjnë pa autorizim në Evropë, një rritje prej 46% krahasuar me një vit më parë”, tha Leggeri.

Kjo rritje, sipas tij, vinte kryesisht si pasojë e situatës në Siri, por edhe paqëndrueshmërisë në Afganistan dhe ndryshimit të politikave ndaj shtetasve afganë nga ana e autoriteteve iraniane dhe pakistaneze.

BE-ja ra dakord në vitin 2016 t’i jepte Turqisë deri në 6 miliardë euro për të përballuar fluksin e sirianëve, si dhe për të bindur qeverinë në Ankara që të ndalë emigrantët që nisen për në Greqi. Megjithatë që nga vera e vitit 2019, ishujt lindorë të Greqisë janë përballur me mbipopullim të kampeve të refugjatëve.

Presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan, ka thënë se vendi i tij nuk mund të marrë përsipër i vetëm barrën e pritjes së 3.6 milionë refugjatëve sirianë dhe në të kaluarën ka kërcënuar se do të “hap portat” për emigrantët që të shkojnë drejt Evropës.

Të fundit

Pensionet e reja, sa kohë kërkon miratimi i dosjes? Shkodra ka nivelin më të ulët

Çdo individ që mbush moshën e pensionit dhe përgatit dosjen për përfitim financiar, do duhet të presë një kohë...

Bankat mëmë në Evropë: Shqipëria, shumë fitimprurëse!

Tregu bankar në Shqipëri mbart shumë potencial për zhvillim. Sipas një pyetësori të Bankës Evropiane të Investimeve, 75% e grupeve bankare të Evropës Qendrore,...

Zelensky nuk pranoi të takohet në Moskë, Bjellorusia e gatshme të organizojë takimin

Bjellorusia mund të organizojë një takim midis presidentëve Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin me kërkesë të Moskës, tha sekretari i shtypit i udhëheqësit bjellorus,...

Beteja vendimtare dhe fushata e Halid bin Ualidit

Në vitin 636, gjatë periudhës së kalifatit të Rashidunëve, forcat arabe myslimane të udhëhequra nga gjenerali i shquar Halid bin Ualid u përballën me...

Tirana “thyen” qarqet e tjera për sigurimin e jetës, makinës apo pronës

Tirana rezulton të ketë paguar më shumë para për të siguruar jetën, makinën apo pronën gjatë vitit që lamë pas. Të dhënat më të fundit...

Lajme të tjera

Web TV